Çfarë është programi “Pegasus” dhe si mund të përdoret ai për përgjim?

Çfarë është programi “Pegasus” dhe si mund të përdoret ai për përgjim?

Bërja publik e një hetimi në lidhje me një softuer malinj të spiunazhit, të njohur si Pegasus, ka kthyer edhe njëherë vëmendjen e të gjithëve në lidhje me rrezikun që paraqet ai.

Pegasus” është përdorur nga dhjetëra shtete totalitare për të mbikëqyrur kundërshtarët politikë, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe gazetaret.

 “Pegasus” është një “spyware”, një program I cili mundëson marrjen e informacioneve nga një kompjuter apo pajisje elektronike përmes përcjelljes së të dhënave në mënyrë të pakuptueshme dhe pakapshme nga përdoruesit.

Në çdo rast përdoruesit e smartphone apo objekteve të tjera elektronike nuk mund ta kuptojnë kur  “Pegasus” infekton atë përmes një aplikacioni apo linku të rëndomtë. Më pas ai aktivizohet dhe mbledh të dhëna. Një hulumtim i drejtuar nga Claudio Guarnieri i Amnesty International, thotë se “Pegasus” mundet ta kthejë celularin apo kompjuterin tuaj në një mjet përgjimi 24-orësh.

Ky program mundet të kopjojë dhe përgjojë mesazhet, listën e kontakteve, e-mail-et, kalendarin, historikun e kërkimeve në internet, aplikacioneve të përdorura, të mbledhë fotografi dhe regjistrojë telefonata. Mundet të filmojë pa u vënë re përmes kamerës së celularit, apo laptopit dhe të aktivizojë mikrofonat e pajisjeve elektronike për të kapur edhe biseda të zakonshme.

Po kështu programi mundet të marrë të dhëna për vendndodhjen duke aktivizuar sistemin GPS dhe është i aftë të infektojë miliarda pajisje telefonike si të sistemit IOS, po ashtu edhe Android.

“Pegasus” është krijuar nga kompania izraelite NSO Group dhe është e licencuar dhe tregtuar nga kjo kompani në mbarë botën. Fillimisht u pikas nga hulumtuesit në vitin 2016 pasi ishte aplikuar një teknikë infektimi e quajtur si “spear-phishing-text messages”, teknikë që përdoret duke vendosur një link përmes së cilit kalohet programi në një mesazh të rëndomtë që u kalohet përdoruesve. Megjithatë të dhëna të besueshme tregojnë se ky program mund të kalohet edhe pa klikime gjëkundi, në sulme të ashtuquajtura “zero klik”, të cilat nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesve.

Hulumtuesit dyshojnë se versionet më të fundit të “Pegasus” prekin vetëm në kujtesën e përkohshme të telefonit dhe jo “hard disk”, që do të thotë se sapo telefoni të ndizet pothuajse të gjitha gjurmët e programit zhduken.


Lajmi kryesor:

Hetimi ndërkombëtar: Pegasus, një softuer spiunimi është përdorur nga qeveritë autoritare për të përgjuar gazetarët, aktivistët dhe avokatët


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve