Pavarësisht viteve që kanë kaluar, finalja e Kupës së Botës në ‘Gjermani 2006’ do të mbetet gjatë në memorie për nxjerrjen e Zidanit me karton të kuq, pasi goditi Materazin me kokë në gjoks, pasi ky i fundit e ofendoi. Ish-arbitri i finales së Kupës së Botës 2006, Horacio Elizondo rikujton edhe njëherë atë moment dhe arsyen se përse e nxori jashtë Zidanin.
Nuk arrita të marr vesh kurrë se çfarë i tha Materazi Zidanit, sepse ishte asistenti Medina Catalejo që më njoftoi, por më sa duket ka qenë për motrën. Zidane është person i shkëlqyer dhe unë jam takuar sërish me të, por nuk kemi folur kurrë për atë episod. Ishte futbollisti më i mirë në botë ajo ndeshje ishte finalja e karrierës së tij. Nuk besoj se do ketë futbollist tjetër që do të mbyllë karrierën në atë mënyrë.
Horacio Elizondo