Zjarri në pallatin te 'Fresku', flet banori: Dëgjuam të bërtitura, policët erdhën dhe na nxorën nga banesa

Flakët  janë neutralizuar në pallatin që u përfshi nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë, ndërkohë që 3 banorë kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi. Një nga banorët e pallatit tha se dëgjuan të bërtitura dhe se efektivët e policisë i nxorën nga banesa me nxitim.

'Erdhën forcat zjarrfikëse dhe policia e na nxorën nga banesa dhe ne dolëm me nxitim! Dëgjuam shumë të bërtitura dhe kishte shumë tym brenda'- tha një nga banorët për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Zjarr te një pallat te Fresku në Tiranë! Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë nga flakët banorët brenda shtëpive! 3 në spital, mes tyre një fëmijë! Shkak dyshohet bombola e gazit (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare