Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës dhe cili është roli i Radoiçiçit? Opozita serbe kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor

 

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë kanë dorëzuar propozimin për formimin e Komisionit Hetimor për të përcaktuar faktet, rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe rolin e Milan Radoiçiçit në ato ngjarje.

Deputetët kërkojnë që Komisioni Hetimor i propozuar t'i përgjigjet pyetjeve, të cilët në propozimin e tyre kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliç, që Komisioni Hetimor të përcaktojë saktësisht se çfarë ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës dhe Metohisë, raporton media serbe n1info.

Komisioni gjithashtu duhet të japë përgjigje në pyetjet se si Milan Radoiçiç, në emër të Republikës së Serbisë, mori një rol në formimin e strukturave joformale të pushtetit, nëse ai mori pjesë në formimin e një organizate kriminale, nëse ai mori pjesë në frikësimin dhe terror ndaj qytetarëve serbë që nuk e përkrahën politikën shkatërruese dhe dëmtuese të Aleksandër Vuçiçit? Kush ia delegoi atij kompetenca të tilla në emër të Republikës së Serbisë dhe për çfarë qëllimi?

Propozimin i’a kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Vladimir Orliç, Srđan Milivojeviç, deputet i Partisë Demokratike, ndërsa propozimin e kanë përkrahur deputetët Zoran Lutovaç, Dragana Rakiç, Branimir Jovançiçeviç, Nenad Mitroviç, Tatjana Manojloviç, Miodrag Gavriloviç, Markoviç dhe Sanja Miladinoviç.

Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar, katër prej të cilëve janë liruar nga paraburgimi të mërkurën.


Lajmi kryesor:

Sulmi me armë në veri/ Identifikohet sulmuesi i dytë! Sveçla: Njëri nga të vrarët në Banjskë, truproja i Vulinit! Lirohen 4 nga të arrestuarit! Largohen postblloqet


S.S/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja