Çfarë kuptimi ka unaza 175-vjeçare që Mbreti Charles nuk e heq kurrë nga dora?

Çfarë kuptimi ka unaza 175-vjeçare që Mbreti Charles nuk e heq kurrë nga dora?

Ditën e djeshme, mbreti Charles ka festuar ditëlindjen e 74 të tij. Mediat e huaja kanë shkruar se ekspertët kanë hedhur një vështrim më të thellë në unazën e floririt që ai mban në gishtin e vogël.

Unaza është mbajtur nga të gjithë monarkët e Britanisë së madhe që prej viteve 1847, që do të thotë se unaza është 175-vjeçare.

Një pamje më nga afër tregon se unaza ka të gdhendur simbolin e Princit të Wells-it, detyrë që Charles e mbajti për 64 vite. I lindur për të sunduar, Charles e dinte se si fillim duhet të bënte mirë detyrën e Princit të Wells-it. Në shenjë simbolike të dedikimit, unazën e krijuar me arin e gjyshes së tij nuk e hoqi nga dora kurrë, madje as tani që është mbret.

Por mendohet se një ditë mund t`ia dhurojë William-it, Princit të ri të Wells-it. Unaza peshon 20 gr dhe mund të shitet me pakicë përafërsisht 4,000 paund.

I fundit që e ka mbajtur këtë unazë, përpara Charles-it, ishte daja i tij Princi Edward.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot