Çfarë mund t’u ndodhë flokëve tuaj nëse nuk i lani rregullisht?

Çfarë mund t’u ndodhë flokëve tuaj nëse nuk i lani rregullisht?

Foto ilustruese

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk i lani rregullisht flokët? Nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje është “po”.

Zbokthi
Moslarja e rregullt e flokëve mund të bëjë që skalpi i kokës të grumbullohet dhe të çojë në zbokth. Kjo do t’ju shkaktojë kruarje dhe gjithashtu mund të keni skuqje në lëkurën e kokës.

Folikuliti
Nëse djersiteni shumë ose keni një rutinë të catuar stërvitje, folikuliti mund të jetë një problem. Folikuliti shkakton inflamacion të folikulave të flokëve që mund të rezultojë në infeksion. Rastet e rënda të folikulitit mund të shkaktojnë plagë që kërkojnë shumë kohë për t’u shëruar.

Yndyrë e tepërt
Nëse nuk i lani flokët për ditë me radhë grumbullimi i yndyrës, mund të lejojë rritjen e baktereve, duke çuar në zbokth dhe shqetësime të tjera të lëkurës.

Akne
Aknet mund të shfaqen edhe në lëkurën e kokës. Floku i palarë shkakton yndyrë që çojnë në puçrra. Zonat kryesore të prekura janë balli, vija e flokëve, pjesa e sipërme e krahëve dhe shpina.

Rënie e flokëve
Kur flokët nuk lahen rregullisht, kjo çon në rënie të flokëve, kruajtje dhe ndryshim në strukturë. Ndërsa kur i lajmë rregullisht, lëkura e kokës ushqehet për shkak të rritjes së furnizimit me oksigjen.

Ekzemë
Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura dermatologjike, e cila shkakton skuqje dhe kruajtje të lëkurës.

Ngatërrohen dhe këputen lehtësisht
Flokët e palarë ngatërrohen lehtësisht dhe kjo mund të çojë në këputje të tyre.

Edhe pse nuk keni nevojë t’i lani flokët çdo ditë, sipas dermatologëve është e domosdoshme ta bëni këtë të paktën dy herë në javë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë