
Arkivoli që mban trupin e Mbretëreshës është aktualisht rrugës për në Edinburg, ku do të lejojë publikun skocez të bëjë nderimet e tyre deri të martën në mbrëmje.
Kortezhi që po shoqëron makinën e funeralit do të mbërrijë në kryeqytetin skocez rreth orës 16:00. Destinacioni i parë është Pallati i Holyroodhouse ku rojet e nderit nga Regjimenti Mbretëror i Skocisë, do të kryejnë përshëndetje mbretërore në oborr.
Arkivoli do të transferohet nga ushtria për në dhomën e fronit të pallatit. Ngjashëm me mënyrën se si u vendos arkivoli në një sallë në Balmoral, ashtu do të qëndrojë në dhomën e Fronit për të lejuar stafin e shtëpisë t'i bëjë nderimet e fundit monarkes.
Të martën, arkivoli do të qëndrojë poshtë Royal Mile në Katedralen e St Giles për një shërbim lutjeje dhe reflektimi ku do të marrin pjesë Mbreti dhe Mbretëresha dhe anëtarët e familjes mbretërore, si dhe një grup njerëzish "nga të gjitha fushat e shoqërisë skoceze".
Më pas, arkivoli do të pushojë atje për 24 orë për të lejuar publikun skocez ta shohë dhe të japë nderimet.
Lajmi kryesor:
Funerali i Mbretëreshës mbahet më 19 shtator, mijëra njerëz në zi! Pas 6 orësh rrugëtim, trupi i monarkes mbërrin në Pallatin Mbretëror në Edinburg







