VIDEOLAJM/ Çfarë ndodhi?! Florian Marku godet rivalin në mes të intervistës: Mos më fol mua ashtu, të gjuaj unë s’jam femër të rri kot

VIDEOLAJM/ Çfarë ndodhi?! Florian Marku godet rivalin në mes të intervistës: Mos më fol mua ashtu, të gjuaj unë s’jam femër të rri kot

Florjan Marku dhe boksieri

Boksieri shqiptar, Florian Marku i cili do të zhvillojë ndeshjen e tij të bosit më 2 shtator u përfshi në një incident të papritur gjatë një interviste ditën e djeshme.

Në momentin e intervistës së Markut, atij iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte. Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi. Kjo gjë bëri që të nxehen gjakrat, ku Marku e shtyu dhe goditi Kongon. Situata u qetësua më pas, pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë dhe Marku vijoi me intervistën.

Pjesë nga debati:

Marku: Fillimisht, mund ata çunat që të rrahën pastaj hajde të më flasësh mua. Ik andej tani se po bëj një intervistë. Hajt tani.

*Boskeri i injoron, Marku i gjuan*

Boksieri tjetër: A je i çmendur?

Marku: S’bëj shaka unë, mos më fol mua ashtu. S’më flet dot ashtu mo vëlla. Unë të gjuaj nuk rri kot si gocë. Qepë gojën dhe më ço një mesazh në Instagram. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?