Direkt pas rihyrjes së Efit në BBV, së bashku me banorët e tjerë, ngjarjet në shtëpi nuk kanë qenë njëlloj, por as marrëdhëniet.
Së fundmi, edhe pse u duk se marrëdhënia mes tyre nuk ishte aq e tendosur, Luizi ka bërë një parashikim për Efin, ku sipas tij do dorëzohet duke e argumentuar me largimin e Oltës, që mesa duket e cilëson si konkurrente më të fortë sesa Efi.
Sipas tij, largimi i Oltës është tregues se askush tjetër nuk mund të durojë më tepër në BBV.
“Efi mund të dojë të dalë. Janë edhe dy javë… Varet si do sillet shtëpia me të. Kur arriti të dorëzohet Olta, kushdo dorëzohet!”- tha ai.