Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo përballë gazetari Ilir Babaramo në Report Tv, rrëfen një nga momentet e fundit të Enver Hoxhës, një natë përpara se të vdiste.
"Unë nuk e kam dyshuar ndonjëherë. Kam dhënë nja dy shembuj në libër. Ta zëmë, një natë para se të vdiste, besoj, është koha më kritike, tek ai kishte ardhur Ramiz Alia dhe ndenji dy orë në dhomë me të. Kjo, në një kohë që ne kishim rekomanduar që atij të mos i çoheshin materiale pune. Ne mjekët, me aq autoritet sa kishim, por ne i bënim prezente rekomandimet që duhej të pushonte disa kohë. Dhe unë e prita Ramiz Alinë poshtë, te dera kryesore në sallon dhe i thashë: “O Ramiz, ju kemi dërguar një material. A ka ndonjë mundësi që t’i ndërpresë shoku Enver kontaktet me çështjet e zyrës?”. Ai tha: “Atë po mundohemi të bëjmë, me aq sa mundemi sepse ka disa gjëra, ju duhet t’i kuptoni, që duhet t’i shohë vetë dhe t’i firmosë sekretari i parë. Dhe sekretar i parë është Enver Hoxha, nuk jam unë”. Këtë e tha një ditë përpara se ... Haxhi Kroi, meqë e përmendët, në ditarët e tij ka shkruar: “Sot i dërgova shokut Enver materialet e plenumit i cili duhej të bëhej në datën 10 prill”, pra në ditën që ai ra në koma. Pra, materialet do t’i çoheshin në zyrë. Pse duhej t’ia çonte në qoftë se Enver Hoxha i kishte ndërprerë marrëdhëniet e punës? Pra, janë disa argumente, pavarësisht rëndimit të gjendjes së tij fizike, ç’është e vërteta dhe minimizimit të përfshirjes së tij dhe kjo mund të ketë ndodhur nga viti 1984, pasi bëri një spazmë cerebrale. Ajo e rëndoi së tepërmi dhe krijoi imazhin e atij Enver që keni parë ju.", u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Ç'ndodhi një natë para se Enver Hoxha të vdiste, marrëdhënia me Nexhmijen e vetëvrasja e Shehut/ Rrëfehet mjeku personal i diktatorit
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.2%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?
23 Dhjetor, 21:23
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
16 Dhjetor, 21:53
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, Tetor ‘82 mbi Kanalin e Suezit: Komandanti ka urdhëruar përgjimin e Ambasadës së Egjiptit!
10 Dhjetor, 18:35
-
Spahiu për Dumanin: SHBA zyrtarizoi sot vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK
9 Dhjetor, 21:40
-
'Enverit, po deshe çoji një divizion në Pogradec, mua këtu m’i zhduk rojet', çfarë ndodhte në zonën e ish-Bllokut në Durrës dhe kërcënimi i Mehmetit për Gardën
7 Dhjetor, 08:52
-
Spartak Ngjela: Skizoidi Berisha, në gjurmët e Enver Hoxhës
6 Dhjetor, 21:42