Ç'ndodhi një natë para se Enver Hoxha të vdiste, marrëdhënia me Nexhmijen e vetëvrasja e Shehut/ Rrëfehet mjeku personal i diktatorit

Ç'ndodhi një natë para se Enver Hoxha të vdiste, marrëdhënia me Nexhmijen e vetëvrasja e Shehut/ Rrëfehet mjeku personal i diktatorit

Çfarë ka ndodhur brenda "Bllokut", e aq më tepër brenda shtëpisë së Enver Hoxhës gjatë kohës që ka drejtuar vendin dhe aq më tepër në ditët e tij të fundit të jetës...pyetje që ndonëse kanë kaluar shumë vite nga vdekja e tij dhe rrëzimit i atij sistemi, ngjallin ende shumë kuriozitet. Për t'u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, por edhe të tjerave, mjeku i tij personal, Isuf Kalo ka rrëfyer shumëçka në studion e "5 pyetje nga Babaramo", referuar rrëfimeve të tij nga libri i titulluar "Blloku".

Isuf Kalo është ndalur të flasë për atë çfarë ka ndodhur një natë para se të vdiste Enver Hoxha, detaje të reja rreth vrasjes së Mehmet Shehut, por edhe për marrëdhënien personale të diktatorit me bashkëshorten e tij, Nexhmije Hoxhën. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Pse Enver Hoxha nuk e donte të vrarë Mehmet Shehun, por të gjallë? Çfarë rrëfen mjeku personal

Ka pasur aludime se Enver Hoxha ka qenë ai që ka urdhëruar vrasjen e Mehmet Shehut, edhe pse mes mistereve ka qenë pikërisht çështja "është vrarë, apo është vetë-vrarë". (Pyetje e cila nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare) Mjeku personal i Hoxhës, në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv, është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi vrasja e Mehmet Shehut nuk i "leverdiste" Enver Hoxhës.

Babaramo: Gjithë kjo dilemë që merren me një fejesë...mund të bëhet analiza kaligrafike
-Po, kaq. Është e kotë që të zgjatet ky muhabet.  Nuk i duheshe i vrarë Mehmetit Enverit, se ai mund të kishte bërë aksident.

Babaramo: Pse?
-Sepse vrasja krijonte ngjarje, nuk qe e tillë dhe trajtohej si vrasje. Ai donte eleminim shkallë- shkallë, që partia ia dha prap dorën Mehmetit, e ccoi drejtor ferme, po cca do Mehemti, ne ia dhamë dorë ai prap na sulmoi...Vetëvrasja e revoltoi shumë Enverin se nuk e priste, Mehmeti e vuri në një situatë Enverit ku duhet të zgjidhte se çfarë duhet të bënte.

Ora 22:00
Mjeku personal i Hoxhës: Si e 'shfrytëzoi' Mehmet Shehu pushtetin në momentet e fundit të jetës dhe çfarë pashë unë atë mbrëmje?

U vra apo u vetë-vra Mehmet Shehu? Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo shprehet i bindur se ai ka vrarë veten. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Kalo shprehet se pak para vdekjes, ai e ka parë që ka matur tensionit, teksa rrëfehu se pas mbledhjes së Byros Kombëtare, ai dukej si një "gjel pa pendë".

Babaramo: Në 17 dhjetor ju çfarë keni parë tek Shehu?
-Jo nuk e kam parë, por e di që ka shkuar ka matur tensionin... kam parë gjyqin, mënyrën se si e shanin dhe ky mbrohej...ishte në tërheqje si ai boksieri në ring. Kur iku atë natë ishte ende kryeministër.

Mehmeti politik ishte i vrarë...
E vranë, nuk donte të ishte një "farë Mehmeti nga Mallakastra" , por "shoku Mehmet", një hero dhe meqë i kishte këto poste të negocionte me Enverin, "çfarë do, do të më heqësh...ja po iki vetë, po mi ruaj këto". Edhe unë do kisha bërë të njëjtën gjë.

Babaramo: Përveç Mehmetit që ju nuk e keni parë këto 24 orëshin fatal të jetës së tij, po Enver Hoxha, Kadri Hazbiu si kanë reaguar?
-Hoxha bënte moderatorin, Kadriu Azbiu dhe Ramiz Alia ishte shumë agresiv, të tjerët nga Byroja ishin më të përmbajtur. Unë kam dëgjuar mënyrën se si u konfliktuan dhe e poshtruan, si një gjel që ia hoqën pendët. Mehemti u kthye me mendimin që ishte akoma kryeministër, nuk i tha askush Mehmet atë ditë, apo tradhëtar e armik(17 dhjetor) por "shoku Mehmet". Tani ky shoku Mehmet nesër në mëngjes nuk mund të bëhet armik...Ai llogariti "unë po iki vetë, ky le ta maskojë varsjen të thotë "u shkreh arma"...
Babaramo: Gjithë kjo dilemë që merren me një fejesë...mund të bëhet analiza kaligrafike
-Po, kaq. Është e kotë që të zgjatet ky muhabet.  Nuk i duheshe i vrarë Mehmetit Enverit, se ai mund të kishte bërë aksident.
Babaramo: Pse?
-Sepse vrasja krijonte ngjarje, nuk qe e tillë dhe trajtohej si vrasje. Ai donte eleminim shkallë- shkallë, që partia ia dha prap dorën Mehmetit, e ccoi drejtor ferme, po cca do Mehemti, ne ia dhamë dorë ai prap na sulmoi...Vetëvrasja e revoltoi shumë Enverin se nuk e priste, Mehmeti e vuri në një situatë Enverit ku duhet të zgjidhte se çfarë duhet të bënte.

Ora 21:46
Kush duhet ta merrte vesh i pari që Enver Hoxha ka vdekur? Vetëm Nexhmija jo...si përgjigjet mjeku personal

Mehmet Shehu ishte projektuar si pasardhësi në pushtet i Enver Hoxhës. Madje edhe ai vetë kishte filluar ta shikonte vetën si i tillë...kështu e interpreton mjeku personal deklaratën e Mehmet Shehut, se duhet të ishte ai pikërisht i pari që duhet ta mësonte kur kishte vdekur Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha, shprehet Kalo, sipas Mehmet Shehut nuk duhet ta merrte vesh e para, pasi mund të hutohej.

Babaramo: Mehmeti ishte shumë i interesuar që nëse do i ndodhte gjë Enverit, ai donte që ta dinte i pari. Pse donte ta dinte? Keni momentin kur thotë "ky është numri im dhe mund të më merrni këtu...
-Po, më tha mos njoftoni askën tjetër, se Nexhmija mund të hutohej...

Babaramo: Kapo e dëgjoi?
-Hysni Kapo nuk e dëgjoi, se më mori veçantë. Nuk mendoj që Mehmeti kishte dyshime ndaj Hysni Kapos, se ai ishte besnik. Ndoshta Nexhmija donte të kishte qenë ai i pari se kishte afrimitet

Ora 21:21
Nexhmija drejtonte Enver Hoxhën? Mjeku personal rrëfen raportin personal mes tyre: Ajo e adhuronte...

"Enver Hoxha ishte koka dhe Nexhmija qafa që e lëvizte atë"? Kjo shprehje dëgjohet shpeshherë teksa flitet për marrëdhënien e çiftit, si burrë e grua, por edhe si drejtues të vendit. Mjeku personal i Enver Hoxhës, ka rrëfyer se ky është thjesht një mit, i pa bazuar në asgjë reale.

Babaramo: Kam jetuar sa për të qenë i informuar se nuk kishte institucione, por vetëm me porosi dhe kam përshtypjen që realisht Nexhmija e drejtonte vendin...
-Kjo është një hamendësim, që thonin Nexhmija komandonte Enverin, por Nexhmija ishte e varur nga Enveri, i pas tij, e kishte idhull atë, më krijohej përshtypja se mos gabonte në ndonjë gjë...
Babaramo: Për aq kohë sa kontrollonte informacionin...
-Frika me respektin se nuk donte që t'i prishte qejfin, por kjo që thoni ju, nuk e di për Çfarë vendimmarrje e keni fjalën. Nuk di të ketë në ndonjë proces të incizuar personalisht prej saj, të jetë firmosur apo të jetë nisur nga ajo.
Babaramo: Ju e keni vizatuar gati si një murgeshë të kuqe, që qe e obseduar nga feja e saj dhe i shenjti i saj
-Besnike në ideologji, pa asnjë gjë origjinale nga ajo. Ajo haptazi ishte pozicionuar kështu, me telefonin është e vërtetë, por ishte e gjithë struktura dhe kjo bëhej për të mos lënë gjurmë. Jepej urdhër me celular, kjo nuk linte gjurmë diku, ky sistem i influencave krijoi sistemin e favoreve "po të kesh një mik, ke një Çiflig", por nuk ndodhte vetëm në Byro, por edhe tek drejtorët.

Ora 21:04
Sa e paguante Enver Hoxha mjekun e tij personal...duket e pabesueshme, por e vërtetë!

1564425407_kalo3.jpg

Shpesh dhe me të drejtë kur fliten për persona që kishin një lidhje të ngushtë me Enver Hoxhën, më konkretisht ata që punonim për të, mendohej se kishin të privilegje dhe sigurisht edhe një pagë më të lartë se pjesa tjetër e shoqërisë së asaj kohe. Por e gjitha kjo, mësohet të ketë qenë e pavërtetë. Mjeku personal i Enver Hoxhës rrëfen se ai është paguar aq sa janë paguar edhe mjekët e tjerë.

"U krijua një strukturë që ishte Drejtoria e Dytë që ishte me sigurimin e udhëheqjes, e cila duhet të ketë sugjeruar krijimin e Bllokut si vend për ta pasur më lehtë ruajtjen e tyre në grup sesa veç e veç. Ishte Drejtoria e Pritjes, që kujdesej për banesat, për veshjen, për ushqimin e udhëheqjes, pra për nevojat jetësore. Dhe ishte një strukturë e klinikës speciale. Ishte shumë interesant fakti që të tria këto struktura vareshin nga ministri të ndryshme. Struktura e mbrojtjes dhe e sigurimit varej nga Ministria e Brendshme, struktura e pritjes varej direkt nga kryeministria, nga një zëvendëskryeministër, kurse klinika speciale varej nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që te ne aplikoheshin të njëjtat paga dhe i njëjti sistem si për të gjitha poliklinikat e vendit. Mjeku në Bllok nuk kishte rrogë më të lartë, por sipas skemave që ishin në atë kohë për të gjithë mjekët", u shpreh Kalo.

Ora 20:56
Momenti më i vështirë? Rrëfehet mjeku personal i Enver Hoxhës: Atë natë mallkova veten që isha bërë mjek..

Të qenurit mjek personal i Enver Hoxhës ishte sa privilegj, aq edhe një detyrë shumë e vështirë. Isuf Kalo, mjeku i tij personal ka rrëfyer dy momentet më të vështira, të shkruara dhe në librin e tij, që ka pasur teksa ishte në shërbim të figurës kryesore të regjimit komunist, Enver Hoxhës; momenti kur djali, Sokoli ishte sëmurë dhe tjetri kur duhet t'i thoshte se vuante nga zemra.

"Momenti më i vështirë ka qenë kur u sëmur Sokoli nga apendiciti dhe u shty operacioni. E kam përshkruar edhe në libër. Mua ma kanë përmendur si gabimin tim, por ç’është e vërteta unë dyshova për diagnozën, e thirra kirurgun, por ai nuk u bind për diagnozën. Më pas zgjodhi një taktikë të gabuar, e shtyu me antibiotikë. Por erdhi një moment që ai u operua dhe kur u operua panë se apendiciti kishte plasur. Thanë që jeta e djalit nuk ishte e sigurt. Kjo ishte e tmerrshme që ta dëgjoje sepse ai ishte një djalë i ri, mes të Tiranës, në mes të mjekëve. Ishte një gjë e paperceptueshme. Dhe pas operacionit, kjo gjë iu tha atij. Dhe ai nuk mund ta besonte këtë gjë. Atëherë më thirri dhe ishte si luan me krifë. Unë isha mësuar që ai të sillej shumë korrekt e ngrohtë me mua. Ndoshta sepse isha i ri në moshë, ndoshta sepse kishte besim. Dhe në atë moment unë nuk doja të isha. Ishte një moment shumë i vështirë. Ai vetëm pyeti disa herë pse dhe iku si furtunë. Unë isha si lepuri. Ky ka qenë momenti më i keq. Një tjetër moment i ka ka qenë edhe kur unë, për herë të parë i regjistruam në Durrës në elektrokardiogram që kishte iskemi të zemrës, kurse deri atëherë i ishte thënë që zemrën e kishte mirë. Unë nuk dija se ç’mund të ndodhte gjatë natës sepse nuk kishim mjete që ta vinim në monitorim, për ta ndjekur në monitor. Nuk kishim mjete për ta defibriluar në qoftë se zemra do t’i ndalonte. Atë natë unë e kam mallkuar veten që isha bërë mjek sepse nuk e kisha menduar që mjekësia ishte aq e papërgatitur sa që edhe për Enver Hoxhën ne nuk i kishim mjetet dhe mënyrat e duhura. Pastaj erdhën disa shokë dhe ajo situatë u kalua, por sidoqoftë pritja e asaj nate ishte e tmerrshme. Ne ishim në Durrës në plazh, ku pati edhe një shtrëngatë me vetëtima e bubullima, që mua më bëri supersticioz. Mendova që po bëhej kiameti", tha Kalo.

Ora 20:51
Çfarë ndodhi një natë para se Enver Hoxha të vdiste? Kë takoi dhe çfarë u tha? Rrëfimi interesant i mjekut personal

Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo përballë gazetari Ilir Babaramo në Report Tv, rrëfen një nga momentet e fundit të Enver Hoxhës, një natë përpara se të vdiste.

"Unë nuk e kam dyshuar ndonjëherë. Kam dhënë nja dy shembuj në libër. Ta zëmë, një natë para se të vdiste, besoj, është koha më kritike, tek ai kishte ardhur Ramiz Alia dhe ndenji dy orë në dhomë me të. Kjo, në një kohë që ne kishim rekomanduar që atij të mos i çoheshin materiale pune. Ne mjekët, me aq autoritet sa kishim, por ne i bënim prezente rekomandimet që duhej të pushonte disa kohë. Dhe unë e prita Ramiz Alinë poshtë, te dera kryesore në sallon dhe i thashë: “O Ramiz, ju kemi dërguar një material. A ka ndonjë mundësi që t’i ndërpresë shoku Enver kontaktet me çështjet e zyrës?”. Ai tha: “Atë po mundohemi të bëjmë, me aq sa mundemi sepse ka disa gjëra, ju duhet t’i kuptoni, që duhet t’i shohë vetë dhe t’i firmosë sekretari i parë. Dhe sekretar i parë është Enver Hoxha, nuk jam unë”. Këtë e tha një ditë përpara se ... Haxhi Kroi, meqë e përmendët, në ditarët e tij ka shkruar: “Sot i dërgova shokut Enver materialet e plenumit i cili duhej të bëhej në datën 10 prill”, pra në ditën që ai ra në koma. Pra, materialet do t’i çoheshin në zyrë. Pse duhej t’ia çonte në qoftë se Enver Hoxha i kishte ndërprerë marrëdhëniet e punës? Pra, janë disa argumente, pavarësisht rëndimit të gjendjes së tij fizike, ç’është e vërteta dhe minimizimit të përfshirjes së tij dhe kjo mund të ketë ndodhur nga viti 1984, pasi bëri një spazmë cerebrale. Ajo e rëndoi së tepërmi dhe krijoi imazhin e atij Enver që keni parë ju.", u shpreh ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 30/07/2019 08:01

    ÇA MERENI ME KETI BUDALLALLEQE SE LAT NAM ME ROBQ*R NGA KY KALO NUK KA SKENI ÇA BENI DHE JU GJETI NJE PUNE ME 49 VJET TE KALUARA KETI QE THOT KY PLERA I KEMI DEGJUAR NJA NJEMIHER

    Përgjigju
    • Kina: 30/07/2019 21:32

      O shoku futi gjumë ti. Pse duhet të fyesh të tjerët.hajt shnet.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli