E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishte kampionia Europiane dhe rekordmenia Luiza Gega, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi. Ajo së fundmi ka marrë statusin e Koloneles nga Kryeministri Rama, si një sportiste elitare.
”Në karrierën time kam patur momente që doja të hiqja dorë nga atletika, por trajneri nuk më ka lënë që të nxitohem e të prishja karrierën” e nis kështu rrëfimin sportistja elitare që na ka bërë të gjithëve krenar.
”Siç dihet, ky sport ka shumë shpenzime, shumë vështirësi dhe kosto pa të cilat nuk mund të bëhet” tha më pas ajo.
E pyetur nga moderatorja se cila ishte formula e saj e suksesit, Luiza tha se këmbëngulja, disiplina dhe mbështetja nga trajneri prej 16 vitesh, kanë qenë vendimtare. ”Që te jesh sportiste elitare është angazhim i madh dhe gjërat nuk kanë qenë të lehta, por ia kam dalë duke ngritur flamurin shqiptar në botë” shtoi ajo.
Në bisedë ata thanë se nuk kanë munguar ofertat për të përfaqësuar flamurin e vendeve të tjera, por Luiza nuk ka pranuar pasi është shumë krenare për Shqipërinë.
“Që të jesh një sportiste elitare, duhet të dalësh nga zona e rehatisë, duke tejkaluar veten me shumë sakrifica” tha trajneri Taulant Stërmasi.
“Luiza ka nevojë për disa kushte specifike për të qenë më e mira, ajo stërvitet disa herë në vit në Dardhë të Korçës, Kenia apo Portugali, për shkak të kushteve specifike që i duhen një atleti” shtoi më pas ai.
Luiza Gega është Kampionia e artë e Europës. Ajo është rekordmenia absolute Kombëtare, 9 herë Kampione Ballkani, 3 herë Kampione Mesdheu, disa herë finaliste në Botëror, në lojrat olimpike në disiplinën e saj 3000 metra me pengesa. Për të artën e Europës, nuk ka pengesa të pa kapërcyeshme. Ajo mban rekordin në vrapimin 800, 1500 dhe 3000 metra, ndërsa projektet e saj ambicioze për në vazhdim janë Lojrat Olimpike 2024, si dhe në gusht Kampionati Botëror i Atletikës.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3150
Lajme të tjera
-
‘Zjarri i Natës’, si ta kuptojmë dhe parandalojmë sëmundjen torturuese përpara se të jetë tepër vonë. Metodat natyrale të trajtimit sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja
25 Shtator, 12:48
-
Vëmendje, mund dhe punë! Propozime dhe njohje të reja / Nëse keni një konflikt apo mosmarrëveshje mbylleni këtë javë, pasi… Horoskopi javor 25 shtator – 1 tetor nga astrologu Jorgo Pulla
25 Shtator, 11:30
-
Luiza Gega mendon tërheqjen pas olimpiadës së Parisit, atletja për Report Tv: Vendimin e marr pas lojërave olimpike! Do merrem me sportistët e rinj
23 Shtator, 17:36
-
‘Tirana Youth Run’, kampionati që mblodhi 400 atletë! Pjesë e garës të rinjtë nga e gjithë Shqipëria,12-vjeçarja: Dua të jem si Luiza Gega
23 Shtator, 15:40
-
'Tirana Youth Run’ për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë
23 Shtator, 13:25
-
Altin Joka në një rrëfim ndryshe për librin e sapo botuar “Burgu i shëndetit”, familjen, historinë e sëmundjes së tij dhe pesë ushqimet që nuk i heq kurrë nga tryeza
20 Shtator, 15:04
-
Seksi pas moshës 65-vjeçare, Zhaklin Lekatari: Të moshuarit bëjnë më shumë seks se të rinjtë
19 Shtator, 15:44
-
Youtube vlerëson 'Rreze Dielli' me Pllakën e Argjendtë, mbi 100 mijë ndjekës të regjistruar në faqen zyrtare të emisionit
19 Shtator, 14:07
-
Ju bien flokët masivisht? Zbuloni shkaktarët dhe produktet bimore që ju vijnë në ndihmë / Ylli Merja tregon kurën disa javore për mbirjen e flokëve në mënyrë natyrale
18 Shtator, 13:57
-
Ekonomia është çelësi i suksesit tuaj! Ndryshim pune dhe fejesa…’ Horoskopi i javës 18-24 shtator nga Astrologu Jorgo Pulla
18 Shtator, 11:43
-
“Një tragjedi që po konsumohet me fëmijët tanë”, shkrimi që trazoi rrjetin
15 Shtator, 14:56
-
‘Klinika 24’ nis rrugëtimin në Report Tv, çdo të shtunë në orën 20:00 / Doreada Mio rrëfen risitë e emisionit dedikuar shëndetit
15 Shtator, 13:09