Me rinisjen e sesionit parlamentar, spikati në Kuvend mungesa e opozitës dhe deputetëve demokratë. Ka disa detaje që na kanë shpëtuar pasi e gjithë vëmendja mediatike u përqëndrua tek fjalimet politike dhe tek kuvendi paralel i zhvilluar nga opozita në Shkodër.
Është fotografi Agim Rama, që ka fiksuar disa nga momentet më interesante të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Kështu, është ministrja Olta Xhaçka që është fiksuar duke rregulluar flokët. Kryeministri Edi Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj, shfaqen në Kuvend, në një moment të “relaksuar”. Nuk i kanë shpëtuar aparatit edhe deputetët Jurgis Çyrbja, Vasilika Hysi e Taulant Balla.
Për më shumë ndiqni fotogalerinë.
Me nje popull te pashprese qe zhytet perhere e me shume ne mjerim,fryhen dhe zgerdhihen mes milionave te abuzimit me pushtetin spurdhjacka 99-she Xhacka dhe komsomolasi i lumtur librazhdas Balla.
Përgjigju