Çfarë parashikon marrëveshja historike Trump-Kim Jong un? Detajet

Çfarë parashikon marrëveshja historike Trump-Kim Jong un? Detajet

Marrëveshja e firmosur mes Trump dhe Kim Jong un

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un, kanë zhvilluar takimin historik në Singapor. Disa muaj më parë, dy liderët replikonin në distancë në lidhje me madhësinë e butonit të armëve bërthamore që kishin në tryezën e punës. Por muajt e fundit, tonet u zbutën duke i lënë vendin një marrëveshjeje që konsiderohet si historike mes Shtëpisë së Bardhë dhe vendit të izoluar.

Të dy palët dolën të kënaqur nga takimi, i cili sipas presidentit Trump do t’i hapë rrugë një ndryshimi të madh. Po çfarë parashikon marrëveshja e firmosur nga Trump dhe Kim Jong un? Ky është teksti i plotë i dokumentit të firmosur nga dy palët.

Deklaratë e përbashkët e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, dhe kryetarit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Presidenti Donald Trump i SHBA-ve dhe kryetari i Komisionit të Çështjeve Shtetërore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë së Veriut (RPDK) mbajtën takimin e parë historik në Singapor, më 12 qershor 2018.

Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un shkëmbyen opinione të sinqerta në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me vendosjen e marrëdhënieve të reja mes SHBA- RPDK dhe ndërtimin e një regjimi paqeje të qëndrueshme në gadishullin korean. Presidenti Trump angazhohet për të ofruar garanci të sigurisë ndaj DPRK, ndërsa dhe kryetari Kim Jong Un riafirmoi angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e gadishullit korean.

Të bindur se vendosja e marrëdhënieve të reja SHBA- RPDK do të kontribuojë për paqen dhe prosperitetin e Gadishullit Korean dhe të botës, dhe duke pranuar se ndërtimi i besimit të ndërsjellë mund të nxisë denuklearizimin e Gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un deklaruan:

1. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK -ja angazhohen të krijojnë marrëdhënie të reja SHBA- RPDK në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe prosperitet.

2. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK do t’i bashkohen përpjekjeve të tyre për të ndërtuar një regjim të paqeje në gadishullin korean.

3. Duke riafirmuar Deklaratën e firmosur në Panmunjom më 27 prill 2018, RPDK -ja angazhohet të punojë për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.

Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen të rikthejnë POW/MIA, duke përfshirë riatdhesimin e menjëhershëm të atyre që tashmë janë identifikuar.

Duke pranuar se samiti i SHBA- RPDK -së – i pari në histori – ishte një ngjarje epokale me rëndësi të madhe në kapërcimin e disa dekadave tensione dhe armiqësi ndërmjet dy vendeve dhe për hapjen e një të ardhmeje të re, Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un angazhohen për të zbatuar çfarë parashikohet në këtë deklaratë të përbashkët plotësisht dhe në mënyrë të shpejtë. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK angazhohen të mbajnë negociata të vazhdueshme, të udhëhequra nga sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, dhe një zyrtar i nivelit të lartë të RPDK -së, në datën më të hershme të mundshme, për të zbatuar rezultatet e samitit të SHBA- RPDK.

Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara dhe kryetari Kim Jong Un i Komisionit të Çështjeve të Shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, zotohen të bashkëpunojnë për zhvillimin e marrëdhënieve të reja SHBA-DPRK dhe për promovimin e paqes, prosperitetit dhe sigurisë të Gadishullit Korean dhe të botës. (TemA TV

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë