Çfarë pashë në sallën e shuplakës që u dëgjua përreth botës

Çfarë pashë në sallën e shuplakës që u dëgjua përreth botës

Kur i vendos kategoritë e artizanatit në statusin e një tavlle duhani; kur e kalon kohën e pragut të transmetimit televiziv vetëm duke kërkuar falje për filmat që anëtarët e tu kanë nominuar; kur vendos t’ia dorëzosh festën e kinemasë përdoruesve të rastësishëm në Twitter; me pak fjalë, kur i zhvesh çmimet Oscar nga gjithçka që ka të bëjë me nderimin e asaj që ne duam tek filmat, pse duhet të habitesh kur e vetmja gjë që mbetet është drama e pakuptimtë e të famshmëve?

Prandaj ndodhi edhe shuplaka që u dëgjua përreth botës. Në mes të asaj që kishte qenë një ceremoni mjaft rigoroze Oscar-ësh, e gjallëruar vetëm nga The Flash që hyri me Speed ​​Force, Chris Rock doli për të prezantuar filmin më të mirë dokumentar. Ashtu siç bëri kur prezantoi ceremoninë e vitit 2016, Rock vuri në shënjestër Jada Pinkett Smith, duke vënë në dukje kokën e saj të rruar dhe duke i thënë se mezi priste të shihte G.I. Jane 2. (Pinkett Smith vuan nga alopecia.) Ajo që ndodhi më pas do të errësonte të gjithë shfaqjen. Nga vendi i tij në rreshtin e parë, Smith u ngrit, iu afrua skenës dhe e goditi Rockun me shuplakë në fytyrë. Ata prej nesh që ndodheshim në sallë, ishin po aq të hutuar sa ata që shikonin nga shtëpia.

Nga vendi ku isha ulur, lart në llozhë, fillimisht ishte e paqartë nëse ajo që sapo kishte ndodhur ishte e vërtetë, apo thjesht humor. (A nuk dukej si një shuplakë skene?) Por reagimi i Rockut i tregoi të gjitha. Kur një komedian që tronditet, ai u duket tejet i nervozuar. Smith u kthye në vendin e tij dhe filloi të bërtiste: “Mos e përmend emrin e gruas sime me gojën tënde të ndyrë!” Rock nuk po e besonte: “Lali, ishte shaka.” 

Nëse ata në audiencë nuk e dinin çfarë kish qenë, tani me siguri e mësuan.

Prej aty, humori brenda Teatrit Dolby ishte tronditur. Si mund të reagosh ndaj kësaj? I gjori 'Questlove', fjalimi i të cilit mbeti në hije, pasi të gjithë në audiencë kthyen kokat për të parë se çfarë po ndodhte përpara. Nderimi i Godfather dhe segmenti In Memoriam gjithashtu duhej të konkurronin për vëmendje në Twitter-in, ndërsa të gjithë lëviznin, duke kërkuar informacione për atë që ndodhi më pas. Ku ishte Rock? Ku ishte Smith? Çfarë po ndodhte atje poshtë?

Si për t’i bërë gjërat edhe më keq, regjisorët zgjodhën pikërisht këtë moment për të hequr dorë nga prezantuesit, të cilët të paktën mund të na kishin udhëhequr në këtë moment. Ndërsa nata kalonte pa ndonjë pranim zyrtar të asaj që sapo kishte ndodhur, turma ishte në një gjendje konfuzioni. Me siguri, dikush në skenë do të duhej të thoshte diçka. Ata nuk mund ta injoronin plotësisht – kategoria e aktorit më të mirë po vinte dhe Smith ishte e garantuar se do të fitonte. Por ndërkohë, ata thjesht … vazhduan me shfaqjen sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Në disa momente, njerëzit në katin e ndërmjetëm u ngritën në këmbë dhe u përkulën mbi ballkon për të mësuar se çfarë po ndodhte poshtë.

Me sa duket, të famshmit ishin rreshtuar për t’i bërë nderimet e tyre Will-it dhe Jada-s, por gjithçka që mund të dëgjonim nga lart ishin zhurma misterioze duartrokitjeve që vinin nga thellësia. Një publicist që përsëriti një tjetër kandidat për filmin më të mirë, më shkroi një mesazh: “Kjo është mbrëmja më e paharrueshme e jetës sonë”.

Më në fundi, e pashmangshmja. Çmimi “Aktori më i mirë” erdhi dhe Smith ishte në podium. Ishte një moment që ishte pritur shumë, por jo kështu. Ai u përlot dhe mori aq kohë sa i duhej – askush nuk do të guxonte ta pengonte. Në një fjalim pesëminutësh, sigurisht një nga më të gjatët në histori, ai u përpoq të thoshte atë që duhej thënë. Në fillim, u përpoq të vinte një vijë lidhëse midis tij dhe Richard Williams. Të dy, tha ai, do të bënin gjithçka për të mbrojtur familjet e tyre. Kishte më shumë se disa psherëtima të dëgjueshme në vendin ku ndodhesha, në atë moment.

Më pas, ai foli për këshillën që sapo kishte marrë nga Denzel Washington, një koleg i nominuar. “Kur je në pikën tënde më të lartë, atëherë të vjen djalli”. Por ngadalë ai iu afrua diçkaje që ngjante me pendesën. Smith i kërkoi falje Akademisë dhe kolegëve të tij të nominuar (por, jo Rock-ut). Dhe bëri një krahasim tjetër me Williams-in e vërtetë: Ai ishte bërë “babai i çmendur” që largonte vëmendjen nga arritjet e të gjithëve. Më në fund, shprehu dashurinë për bashkëpunëtoret e tij femra (dhe kush mund të debatonte)? Smith u largua nga skena nën një ovacion të madh nga orkestra, ku ishin ulur yjet. Njerëzit më lart, në katin e ndërmjetëm duartrokitën. Nuk di se sa nga këto duartrokitje ishin një mbështetje e vërtetë, dhe sa prej tyre ishte audienca që thjesht çliroi tensionin e krijuar për më shumë se një orë.

Gazetarët nga salla e shtypit thanë se fituesit ishin udhëzuar t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me punën e tyre – dhe asgjë tjetër. “Dikush e quajti këtë ‘Oscar-ët më të këqinj të të gjitha kohërave’,” më tha një koleg, ndërsa të gjithë po shkonin drejt festës. “Por si mund ta përcaktosh në atë mënyrë?”

Ndoshta akuza më e frikshme: Për një natë, Oscarët u dukën si Golden Globes.

Nate Jones, Vulture – Bota.al

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë