Kenny Rock, vëllai i komedianit Chris Rock, ka kërkuar që të përballet me Will Smith në një ndeshje boksi pas shuplakës që i dha vëllait të tij.
“Unë duhet të futem në ring me Will Smith”, deklaroi Kenny në një intervistë të mërkurën.
Kenny tha se vëllai i tij komedian, “është mirë” pas sulmit dhe se ata “kanë kontaktuar me mesazhe”. Kur u pyet nëse Chris e ka pranuar faljen e Smith-it në “Instagram”, Kenny pretendoi se nuk kishte folur rreth kësaj çështjeje me aktorin. Megjithatë, ai shtoi se dyshon që vëllai i tij do ta falte Will Smith për shuplakën tronditëse.
Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka me flokët e bashkëshortes së Will.