Shuplaka më e famshme e edicionit, Will Smith përjashtohet nga Oscars për 10 vjet

Shuplaka më e famshme e edicionit, Will Smith përjashtohet nga Oscars për 10 vjet

Will Smith

Aktorit amerikan, Will Smith, i është ndaluar pjesëmarrja në ndarjen e Çmimit Oscar dhe në ngjarje të tjera të Akademisë amerikane të Filmit për dhjetë vjet, pasi ai goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në ceremoninë e fundit të Oscars.

Akademia e Artit, Filmit dhe Shkencës, që organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Oscar, u takua të premten virtualisht për të vendosur për masat disiplinore.

Smith ka kërkuar falje për veprimet e tij dhe ka dhënë dorëheqje nga Akademia.

Aktori amerikan goditi komedianin Rock pasi ky i fundit bëri shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, e cila vuan nga alopecia, sëmundje që shkakton rënien e flokëve.

Më pak se një orë pas kësaj ngjarjeje, Will Smith mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin në filmin “King Richard”, ku ka portretizuar babanë e tenisteve Venus dhe Serena Williams.

Në deklaratë, Akademia tha se edicioni i 94-të i Oscars “u la në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që Smith bëri në skenë”.

Kjo organizatë tha se në kohën kur Smith goditi Rock, Akademia nuk kishte qenë e përgatitur që ta trajtonte siç duhet situatën e paprecedentë dhe kërkoi falje për këtë gjë.

Akademia po ashtu falënderoi komedianin Rock që u tregua i përmbajtur “nën rrethana të jashtëzakonshme”.

Në letrën e dorëheqjes, Smith ndërkaq kishte shkruar se ai ka “tradhtuar besimin e Akdemisë”, duke shtuar se ishte “zemërthyer” nga veprimet e tij.

Dorëheqja e tij nënkupton se ai nuk do të mund të votojë për edicionet e ardhshme të Oscars.

Akademia fillimisht kishte paraparë që të dilte me një vendim disiplinor më 18 prill, por dorëheqja e aktorit Smith e ka përshpejtuar këtë proces.

Shumë pak persona kanë dhënë dorëheqje nga Akademia. Katër anëtarë – producenti Harvey Weinstein, aktori Bill Cosby, regjisori Roman Polanski dhe kinematografi Adam Kimmel – janë përjashtuar nga Akademia lidhur me pretendimet për abuzime seksuale, ndërkaq aktori Carmine Caridi ishte përjashtuar më 2004 për shkak të piraterisë së filmave./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Veliaj s’do jap dorëheqjen, sepse edhe Berisha nuk largohet ndonëse akuzohet nga SPAK

Spahiu: Veliaj s’do jap dorëheqjen, sepse edhe Berisha nuk largohet ndonëse akuzohet nga SPAK