Aplikacionet e kompanisë Meta kanë shfaqur probleme. Mijëra përdorues po përballen me vështirësi në përdorimin e rrjeteve sociale Instagram, Facebook dhe WhatsApp.
Disa media të huaja kanë raportuar lajmin, ndërsa problemet në këto aplikacione janë shfaqur në pjesë të ndryshme të botës, nga Mbretëria e Bashkuar, Europa, SHBA, Azia, Australia, por edhe në vendin tonë.
Përdoruesit janë ankuar për probleme me Instagram-in, me 11.891 raste të regjistruara nga Downdetector që nga ora 18:00 e 12 dhjetorit.
Edhe përdoruesit e Facebook kanë raportuar ndërprerje. Sipas Downdetector, ndërprerjet në Facebook janë raportuar për herë të parë rreth orës 18:00 sot dhe kanë arritur më shumë se 100,000 ankesa për probleme.
WhatsApp, gjithashtu në pronësi të Meta-s, ka pasur shumë raportime për ndërprerje në të njëjtin hark kohor. Faqja Downdetector raporton se që nga ora 18:00 janë regjistruar më shumë se 9,600 raportime për ndërprerje.
Meta ende nuk ka pasur një reagim. Përdoruesit po hasin një sërë problemesh, si në ueb ashtu edhe në aplikacionet përkatëse. Problemet e raportuara përfshijnë pamundësinë për të përdorur fare aplikacionet ose shkëputje të tyre.
Përdoruesit gjithashtu kanë raportuar se nuk mund të postojnë as përmbajtje në këto rrjete. Të tjerë janë përballur me vonesa në përdorimin e tyre.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
84%
-
Pak
12.5%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Monika Kryemadhi përdor postimin e Miranda Rirës për t'i shfaqur mbështetjen Ilir Metës: Me ty në çdo hap dhe sfidë!
12 Mars, 17:51
-
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
9 Mars, 19:17
-
Bie Whatsapp, mijëra përdorues raportojnë probleme
28 Shkurt, 21:22
-
Vlorë/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet një person! Në pranga edhe 2 të mitur, i hapën llogari false në rrjetet sociale një 16- vjeçare
25 Shkurt, 15:34
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit (VIDEO)
14 Shkurt, 08:16
-
Pornografi dhe shantazh me të mitur në Instagram, Gjykata e Korçës liron 2 adoleshentet! Prokuroria kërkoi arrest shtëpie
9 Shkurt, 15:50
-
Korçë/ Publikonin foto e video intime të adoleshentëve, arrestohen 2 vajzat që menaxhonin faqen e Instagramit (EMRI)
7 Shkurt, 19:19
-
Korçë/ Faqja anonime denigronte adoleshentët dhe minorenët! Dhjetëra të rinj të shënjestruar ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike! Policia mbyll faqen
6 Shkurt, 10:27
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram
8 Janar, 17:12