Çfarë po ndodh me njësinë nr.1?
Buxheti i akorduar nga Bashkia e Tiranës për këtë njësi është shumë më i vogël nga ajo që drejtuesit e kësaj njësie kanë kërkuar.

Çdo të thotë të jetë buxheti me minus?
Mosdhënia e shumës së kërkuar nga njësitë, për të mbuluar shpenzimet, përkthehet, në mospagim të punonjësve dhe këshilltarëve.

Cilat janë të ardhurat alternative të kësaj njësie?
Njësia bashkiake nr.1, për shkak të shtrirjes gjeografike që ka nuk ka tregje, për të mbledhur taksa. E vetmja e ardhur e kësaj njësi është taksa e banesave.

Çfarë premtoi Lulzim Basha?

Ka premtuar se do të ketë më shumë investime dhe për qytetin. Ndërsa buxheti i dhënë për njësitë bashkiake për investime është shumë i pakët, ose nuk ka fare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.02.2013

 

Redaksia Online

(b.m/shqiptarja.com)