Çfarë po pi kështu kohëve të fundit Albin?!

Çfarë po pi kështu kohëve të fundit Albin?!

Ballkani i hapur – keq.

Ballkani i mbyllur – keq.

Me ia pranu njëri – tjetrit diplomat e universitetit – keq.

Mos me ia pranu njëri-tjetrit diplomat e universitetit  (siç nuk i pranon Serbia) – keq.

Me udhëtu në Sebi me letërnjoftim – mirë.

Me pranu që udhëtojmë veç me letërnjoftim në Serbi (siç udhëtojmë) – keq.

M’u vaksinu shqiptarët e Kosovës në Rashkë – mirë.

Me pranu që shqiptarët e Kosovës janë vaksinuar kundër Covid-19 në Serbi -keq.

Me ua pagu serbëve të veriut rrymën e papaguar ndër vite -mirë.

Me ua fal shqiptarëve borxhet e rrymës – keq.

Me u dhënë rroga pa punuar paramilitarëve të Urës së Ibrit – mirë.

Me u dhënë rroga pa punuar shqiptarëve – keq.

Me pranu negociata për Kosovën me Vuçiqin – lejohet.

Me dëgju këngë serbe – nuk është e moralshme, madje as vargjet ‘drvena mi dvokolica, žena mi je vračarica…’

Reciprociteti me Serbinë – i keq.

Bllokat e Serbisë – të mirë.

Lindja – e keqe.

Dostoevsky – i mirë. As Tchaikovsky nuk ka behane.

Kina – e keqe.

Konfuçi – i mirë. Sun Tzu të mëson ta fitosh luftën pa pasur nevojë të luftosh, ama kot, mbasi nuk është shqiptar!

Lindja – ‘e keqe’.

Pranimi i shtetit të Kosovës nga Izraeli – i mirë!

Lindja, nga politika shqiptare gjithmonë prezantohet si diçka – ‘e keqe’, ‘nivel i ulët’, ‘pa kulturë’, anipse prej Lindjes ka ardhur Zoti në Perendim, përveç pambukut!

Asnjë Religjion nuk ka lindur në Perendim!

Shqipëria – e keqe, pa Albin Kurtin.

Edi Rama – i keq, sepse po e ‘pavarëson’ Shqipërinë nga ‘dashuria e sëmurë’ e Kosovës, dhe sidomos është i keq Edi Rama sepse po ia bën rrafsh Albin Kurtit, aq rrafsh sa as emrin s’ia përmend!

(Është me rëndësi të madhe nëse nuk ia përmend emrin kundërshtarit – se nëse ia përmend emrin -e legjitimon, e pranon si të barabartë).

Me Vuçiqin – takohet në Bruksel, pa kërkuar Vuçiqi falje për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

Me Vuçiqin – nuk takohet në Shkup, sepse Vuçiqi nuk ka kërkuar falje për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

Në Bruksel s’ka dert që Vuçiqi s’kërkon falje, ama nē Shkup kërkimfalja e Vuçiqit është jetike, pra rëndësia s kërkimfaljes së Serbisë ndaj Kosovës varet nga vendi.

Amerika – e mirë.

Marrëveshja e Washingtonit – e keqe!

Sali Berisha – i mirë.

Bideni që e shpalli Sali Berishën ‘të keq’ – i mirë.

P.S. Çka po pi kështu kohëve të fundit?!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meni: 04/08/2021 01:28

    Albini duhet me të pas mentare dhe me kimet, si grua me shikim të pastër politik moj z.Kimete.Urime, shkrim i shkëlqyer.

    Përgjigju
  • Erik: 03/08/2021 12:05

    Albini deliranti qe kujton se do behet lider i shqiptarise me tezat e Enver Hoxhes (diktatorit). Me Ramen e ka dhjere disa here muhabetin dhe vazhdon ta beje, duke treguar vogelsine e statures se lidershipit te tij. Ne Shqiperi e mori pergjigjen me VV-ne e tij me 25 prill duke marre veç 2 mije vota. Rama e mundi veç me injorimin e tij dhe vazhdon ta beje me te vogel veç duke iu pergjigjur "No comment" gjithe pyetjeve rreth tij.

    Përgjigju
  • I pandehuri Berisha: 02/08/2021 19:27

    Shkrim exelent!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër