UASHINGTON - Ndërkohë që kryeministri grek, Antonis Samaras ka përfunduar takimet me Presidentin amerikan Barak Obama dhe sekretarin e Shtetit Xhon Kerri në Washington mediat amerikane dhe gjermane komentojnë politikën amerikane dhe gjemrane në lidhje me Greqinë dhe rrugët për ta ndihmuar atë të dalë nga kriza.
Akrobaci mes Uashingtonit dhe Berlinit
1- Obama kundër politikave shtrënguese të Berlinit
Me epiqendër burimet energjetike, rezervat e naftës dhe të gazit në Mesdheun Lindor, por edhe me objektiv arritjen e një marrëveshjeje ndëratlantike për tregtinë mes SHBA dhe BE, takimi ndërmjet Barak Obamës dhe kryeministrit grek, A. Samaras në Washington mund të konsiderohet se kënaqi synimet e Athinës, të paktën përsa u përket përshtypjeve që u lanë.
Qysh në fillim interesi i SHBA ishte i përqëndruar krejtësisht në dy objektiva strategjike, rolin e Greqisë në Mesdheun Lindor në lidhje me interesat e përgjithshme të SHBA dhe Izraelit, por edhe në përfundimit e marrëveshjes ndëratlantike për tregtinë, e cila kohët e fundit ka ngecur për shkak të procedurave burokratike ndërmjet Brukselit dhe Washingtonit.
Për çështjen e dytë, kryeministri grek duket se premtoi se gjatë presidencës greke të BE, e cila fillon në janar të vitit 2014 do të nxisë këtë procedurë.
Gjithsesi, Barak Obama dhe pala amerikane nuk e fshehën për asnjë çast kundërshtimin e tyre për politikat që imponon Berlini, një strategji, e cila bazohet krejtësisht në masat shtrënguese dhe disiplinimin financiar.
Washingtoni i ka bërë të qartë në të gjitha tonet e mundshme kryeministrit grek se kjo zgjidhje (masat shtrënguese) nuk janë zgjidhja e vetme dhe se në cilindo rast, zgjedhjet e Berlinit nuk janë në unison me qëndrimin amerikan për ekonominë botërore.
Presidenti amerikan, ka përmendur të ardhmen e Greqisë, duke theksuar se Athina është në pararojë të përpjekjeve për zvogëlimin e borxhit, se ka dritë në fund të tunelit, por edhe se është arritur një përparim në ndryshimet strukturore. Presidenti Obama ka theksuar se amerikanët nduan të ndihmojnë me sa munden Greqinë dhe se janë miq të ngushë me popullin grek. Nga ana e tij kryeministri Samaras nënvizoi faktin se dy vendet janë më shumë se aleatë, pasi mbështesin e luftojnë për të njëjtat vlera.
2- Akrobaci mes Uashingtonit dhe Berlinit
Ndërmjet “çekiçit dhe kudhrës” gjendet qysh dje qeveria greke, pas qëndrimit pozitiv të Washingtonit për përpjekjet që po bën Athina zyrtare, por edhe për shkak të dënimit e qëndrimit të ashpër, vërtet indirekt, por gjithsesi kritikues e të ashpër, për politikat dhe strategjinë e Gjermanisë në lidhje me çështjet ekonomike të BE.
Qëndrimi amerikan, pavarësisht se kënaq palën greke e sjell kryeministrin Samaras në një pozicion tepër delikat, pasi duhet që të administrojë marrëdhëniet mes Athinës dhe Berlinit në mënyrë kaq imediate sa edhe pas zgjedhjeve të 22 shtatorit në Gjermani.
Washingtoni ka deklaruar se është totalisht kundër, ashtu si edhe FMN, në politikën që ndjek Gjermania kundrejt partnerëve të saj në BE në lidhje me disiplinën ekonomike e financiare, duke imponuar një model të tillë në Europën Jugore, por shumë shpejt edhe në Francë. Kjo politikë shumë shpejt do ta fusë ekonominë europiane, por edhe atë botërore në një qorrsokak. Nga ana tjetër takimi Obama Samaras deshmon se interesat strategjike energjetike të SHBA në Mesdhe dhe në botën Arabe, nuk janë gjithmonë në përputhje dhe as korrepondojnë me mënyrën me të cilën Berlini udhëheq e drejton çështjet e politikat europiane.
Në këtë mënyrë Athina, e cila me kryeministrin Samaras vitin e fundit u afrua jashtëzakonisht shumë me Brukselin dhe personalisht me kancelaren Merkel, afrim i cili u konstatua me shqetësim dhe dyshim nga partnerët europianë, por edhe nga forcat politike brenda Greqisë, Athina, pra është e detyruar që për shkak të kushteve, të cilat mbizotërojnë në Mesdheun Lindor të tregojë se u përshtatet përzgjedhjeve të SHBA-ve dhe të Izraelit në këtë zonë, përshtatje e cila pashmangshmërisht zvogëlon ndikimin e Gjermanisë në këtë cep të planetit.
Me sa duket është arritur një marrëveshje përsa i përket shfrytëzimit në të ardhmen të burimeve energjetike, të gazit e naftës në aksin Izrael- Qipro-Greqi, si përsa i përket pjesës, e cila ka të bëjë me sigurinë e thithjes së këtyre rezervave, ashtu edhe përsa i përket dimensionit tregtar të kësaj sipërmarrjeje. D.m.th për shfrytëzimin e burimeve energjetike të Mesdheut dhe transportimin e tyre në Europë, në mënyrë që të realizohet njëfarë ekuilibri me Rusinë, e cila përsa i përket gazit natyror mban monopolin në furnizimin e Europës Qendrore.
Përzgjedhja e TAP dhe fillimi i punimeve në territorin grek të punimeve përbën një pjesë të gazit, por edhe përcakton kuadrin në të cilin do të lëvizë këtej e tutje Athina, në një marrëveshje direkte dhe bashkëpunimi të ngushtë me Izraelin, që ka marrë përsipër garantimin e sistemit të thithjes dhe tregtimit të gazit natyror, me supervëzhgues, SHBA.
Në këtë kuadër roli i Europës dhe veçanërisht i Gjermanisë mund të luajë rolin e partnerit tregtar dhe jo të “partnerit- ortak strategjik”, me të gjitha pasojat që kjo do të ketë në politikat diplomatike dhe ushtrimet akrobatike, në të cilat Athina eshtë e detyruar tashmë të bëjë, në mënyrë që të ruhen e të garantohen paratë, ë do të rrjedhin drejt Greqisë nga arkat e shteteve të BE.
Përpos të tjerave, qeveria greke endon se objektivi kryesor i vënë, përsa i përket përmbajtjes dhe arritjeve të vizitës Samaras në SHBA- d.m.th. nënvizimi i kthesës cilësore të Athinës nga flirti me Gjermaninë në marrëdhëniet e rishikuara dhe më të ngushta me SHBA është arritur.
Një fakt i tillë pranohet e nënvizohet si nga "Washington Post", ashtu edhe nga gazeta prestigjioze ekonomike gjermane, "Handesblatt". Përsa u përket masave financiare dhe ndeshjes së Gjermanisë me SHBA për masat shtrënguese, gjërat janë edhe më komplekse, edhe për arsyen se financimi i Athinës varet krejtësisht nga Brukseli dhe jo nga Washingtoni.
Kjo nga ana e saj dëshmon se sa delikate duhet të jenë qëndrimet dhe vendimet e qeverisë greke në të ardhmen e afërt, tashmë kur në Mesdhe destabilizimi i fuqive tradicionale (Egjipt- Siri- Turqi) do të përbëjë për periudhen e ardhshme një përmendje të vazhdueshme dhe një shqetësim, në lidhje me problemet e sigurisë që do të mund të lindin në rajon...
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com