"Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara" në Pakistan. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmeil Baghaei, e deklaroi këtë në një postim në X: "Kemi mbërritur në Islamabad, Pakistan. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi do të takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë, në koordinim me përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit për t'i dhënë fund luftës së agresionit të imponuar nga SHBA-të dhe për të rivendosur paqen në rajonin tonë. Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Vërejtjet e Iranit do t'i përcillen Pakistanit", theksoi Baghaei.
Lajmi kryesor:
Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Mediat: Palët mund të takohen të hënën! Kryeparlamentari iranian mohon dorëheqjen nga ekipi negociues











