Çfarë tregon ngjyra e veshjes për personalitetin tuaj?

Çfarë tregon ngjyra e veshjes për personalitetin tuaj?

Foto ilustruese

Cilat ngjyra dominojnë veshjet tuaja? A ka ndonjë të veçantë me të cilin keni 'ngecur' kohët e fundit?

Ata që merren me psikologjinë e ngjyrave thonë se dhe ngjyrat e veshjeve që zgjidhni zbulojnë elementë të rëndësishëm të karakterit tuaj. 

Blu
Favorizon kreativitetin, optimizmin, qetësinë. I përshtatet njerëzve mendjemprehtë, të pavarur, që shkruajnë rregullat e tyre.

Kafe
Ngjyra e tokës u përshtatet njerëzve që janë të qëndrueshëm, tek të cilët mund të mbështeteni.

Gri
Sigurisht që varet nga nuanca, por grija delikate zgjidhet shpesh nga njerëz që duan të kalojnë pa u vënë re, me mungesë besimi.

Ngjyrat metalike
Jo vetëm që u përshtaten personazheve të famshëm, por i shohim edhe në pamjet e përditshme të zyrës, qoftë edhe në një masë të vogël. Ata preferohen nga njerëz dinamikë, të guximshëm që nuk kanë frikë të tërheqin vëmendjen.

E kuqe
Një tjetër zgjedhje e guximshme e ngjyrave, që shpreh sensualitet, pasion, por edhe agresivitet.

Portokalli
Ngjyra e lidhur me ngrohtësinë, entuziazmin, kreativitetin, i përshtatet njerëzve pozitivë, energjikë që kënaqen duke qenë shpirti i festës.

Rozë
Një zgjedhje e pritshme për një femër, e lidhur me feminilitetin dhe romancën. Por kur e shohim të veshur nga një mashkull, ai mund të jetë i pakomplikuar dhe të guxojë të sfidojë stereotipet.

Lejla
Ngjyra e nënshkrimit të familjeve mbretërore shoqërohet edhe me njerëz që kanë një natyrë artistike, krijuese.

E verdha
E lumtur, optimiste, e ndritshme, është streha jonë ideale e ngjyrave kur duam të rrisim produktivitetin, kreativitetin ose të shprehim disponimin tonë të mirë.

E gjelbër
Ngjyra e qetësisë dhe mirësisë tërheq njerëzit karizmatikë, të cilët në të njëjtën kohë janë të interesuar për ndjenjat e të tjerëve.

E bardhë
Ngjyra e bardhë shpreh ekuilibrin, harmoninë, pastërtinë dhe është një zgjedhje ideale për fillime të reja në jetën tonë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet