
Në seancën plenare të ditës së sotme, u vendos me 101 vota pro shtyrja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale deri më 21 tetor. Gjithashtu u miratua me 105 vota pro projektligji për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi organizatën ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim.
Kandiatura e Arta Mandros për anëtare të KLP u rrëzua pasi nuk u arrit shumica e kërkuar. Pati vetëm 71 vota pro nga 84 që duhen. Gjithashtu 72 vota pro shkuan për Petraq Likën, i cili u zgjodh anëtar i bordit të ERE.
Lajmi kryesor:
Përplasje në Kuvend/ Spiropali-Berishës: Flet për bashkim kur shkrepe 1800 plumba në bulevard! Spaho: Mos u tremb, ty nuk të vret njeri se nuk vlen











