Përplasje në Kuvend/ Spiropali-Berishës: Flet për bashkim kur shkrepe 1800 plumba në bulevard! Spaho: Mos u tremb, ty nuk të vret njeri se nuk vlen

Me akuza dhe kundër akuza ndërmjet mazhorancës dhe opozitës e me tone të larta është shoqëruar seanca plenare ditën e sotme në Kuvend. Përplasja nisi mes ish-kryeministri Sali Berisha i cili hodhi akuza ndaj qeverisë se nuk po mbështet qytetarët në krizën ekonomike e kryesisht mësuesit, ndërsa sipas tij çdo sektor po rrënohet dhe bëri thirrje për greva e protesta.

Përgjigjen e mori nga ministrja e për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila i kujtoi Berishës fjalën e një zonje në takimin e tij, që i mori leje për të vrarë Edi Ramën. Spiropali, tha se kjo nuk është çudi pasi është monopol i Berishës për të dhënë leje për të vrarë. Sipas Spiropalit, ai ka zbrazur 1800 plumba në bulevard.

Në mbrojtje, Berishën e mori Edmond Spaho, ku për habinë e deputetëve në Kuvend, e thelloi akuzën e tij, duke ju drejtuar ministres se ‘pa merak se ty nuk të vret njeri se nuk vlen’.

Seanca plenare pati debate edhe për Reformën në Drejtësi pasi u përplasën PD me qeverinë në Kuvend. Ishte deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cila tha se të rinjtë po largohen nga ky vend pasi drejtësia e vonuar po u vret shpresën. Tabaku ngriti pyetje për SPAK, se në çfarë faze janë për hetime për aferën e inceneratorëve apo dosje të tjera.

Deputetja demokrate u ndal edhe tek sulmet që qeveria ka bërë ndaj SPAK, por veç sulmeve, është një pjesë tjetër e politikës, thotë Tabaku, pa përmendur emra, që kërkon ta intimodojë këtë institucion të drejtësisë që mos të hetohen akuzat ndaj tyre.

'Nuk është rastësore e gjitha kjo! Pasi qeveria ka zgjedhur që ta sulmojë SPAK ndërkohë që pjesa tjetër e politikës kërkon të intimidojë SPAK që mos të hetohen akuzat ndaj tyre. Nuk ka një shoqëri të shëndetshme, as një shtet serioz nëse nuk ka Drejtësi.'- tha Tabaku.

Në përgjigje të deklaratës së Tabakut, ministri Ulsi Manja tha se ata që e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj. Manja, tha se nuk ka të drejtë Tabaku, që t’i kërkojë drejtësisë të bëjë këtë apo atë gjë. Sipas Manjës, Reforma në Drejtësi është bërë që politika të rri larg drejtësisë.

Sakaq, sot u votua edhe zgjatja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale. Me 101 vota pro deputetët e Kuvendit shtynë me 3 javë punën e komisionit të Reformës Territoriale që do të funksionojë deri më 21 tetor. Gjithashtu u miratua me 105 vota pro projektligji për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi organizatën ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim.

Kandiatura e Arta Mandros për anëtare të KLP u rrëzua pasi nuk u arrit shumica e kërkuar. Pati vetëm 71 vota pro nga 84 që duhen. Kuvendi votoi me 72 vota pro për Petraq Likën, i cili u zgjodh anëtar i bordit të ERE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
S’mjaftoi Berisha në karriget e socialistëve, një tjetër demokrat zë vend nga të majtët! Kokë më kokë me Majkon! Çfarë nuk u pa në Kuvend (FOTO)

 

Pas uljes së kreut të Rithemelimit Sali Berisha në seancën e sotme në karriget e socialistëve, një tjetër skenë e ngjashme ka ndodhur edhe me një deputet demokrat. Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është fotografuar ndërsa ishte “kokë më kokë” me deputetin e Partisë Socialiste Pandeli Majko.

 

Ora 16:05
Votojnë, miratohen dhe largohen! Kuvendi boshatiset, Nikolla kërkon bisedime jashtë rendit të ditës nga deputetët (VIDEO)

 

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar që deputetët të kryejnë bisedimet jashtë rendit të ditës. Megjithatë, pasi kanë votuar, deputetët kanë shpërfillur Nikollën dhe kanë boshatisur kuvendin.

Ora 15:50
Çfarë u vendos sot në Kuvend, shtyhet afati i Komisionit për Reformën Territoriale! Rrëzohet kandidatura e Arta Mandros për anëtare të KLP

1663854706_Screenshot2.jpg

Në seancën plenare të ditës së sotme, u vendos me 101 vota pro shtyrja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale deri më 21 tetor. Gjithashtu u miratua me 105 vota pro projektligji për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi organizatën ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim.

Kandiatura e Arta Mandros për anëtare të KLP u rrëzua pasi nuk u arrit shumica e kërkuar. Pati vetëm 71 vota pro nga 84 që duhen. Gjithashtu 72 vota pro shkuan për  Petraq Likën, i cili u zgjodh anëtar i bordit të ERE.

Ora 15:48
Mediu: Qeveria të bëjë transparencë! Investimet në Forcat e Armatosura dhe sigurinë kibernetike, masë e domosdoshme

 

Deputeti Fatmir Mediu ka folur në Kuvend për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë duke thënë se të gjithë duhet të bashkohen për çështjen e sigurisë kombëtare. Mediu i sugjeroi qeverisë që të bëjë transparencë dhe e cilësoi masë të domosdoshme investimin në forcat e armatosura dhe në sigurinë kibernetike.

“Të jemi seriozë për çështjet e sigurisë kombëtare. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk duhet të shohim vetëm çfarë mbrojtje na ofron por edhe çfarë partneriteti i ofrojmë ne. Duhet të shohim si mbrohemi vetë dhe më pas si na mbron NATO. Investimet në forcat e armatosura, në sigurinë kibernetike janë një masë e domosdoshme sot. Ndoshta ky debat që bëhet këtu do të ishte më mirë që qeveria ta bënte më transparente se Shqipëria është mbi gjithë secilin nga ne”, tha Mediu.

Ora 14:45
Korreshi-Felajt: Na keni vjedhur Kushtetutën, s’po e gjejmë dot

 

Me debate u zhvillua seanca në Kuvend. Opozita akuzoi nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj se nuk zbaton rregulloren, duke mos i dhënë fjalën deputetëve të opozitës. Deputeti Saimir Korreshi i tha me ironi Felajt se ‘u kanë vjedhur Kushtetutën dhe s’po e gjejnë dot’.

“Duke qenë se po dëgjomë përralla me mbret, t’i shtyjmë për ditën e shtynë, se atëherë ka qenë emisioni me përralla në kohën e Enverit. Na keni vjedhur dhe kushtetutën, rregulloren, nuk po e gjejmë t’ju kundërshtojmë”, tha ai.

 

Ora 14:26
Përplasjet në Kuvend, deputeti demorkat kundër Ermonela Felajt: Sa herë uleni ju aty, situata degradon! Po dëmtoni seancën, frenoni protagonizmin tuaj

 

Deputeti Luan Baçi u shpreh se sa herë që Felaj drejton seancën plenare ajo degradon, duke ju referuar përplasjeve të shumta që ndodhën sot në seancën plenare. 

“Sa herë drejtoni seancën ju seanca degradon. Po kalojmë në orë që po diskutojmë se kush artikulon më bukur”, u shpreh Baçi.

Ora 13:57
Spiropali-Dumës: Delirante, je triumf absolut i formës mbi përmbajtjen! Deputetët e opozitës përplasin duart në tavolina

\

Ministrja Elisa Spiropali ka folur në Kuvend me tone të ashpra ndaj deputetes Grida Duma. Spiropali i quajti Dumën delirante.

Ndërkohë, deputetët e opozitës, gjatë fjalës së Spiropalit, përplasën duart mbi tavolina.

“Arrogante, e vrazhdë, delirante është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen, gjeti rastin që një capë nga balta që shpërndan me kaq natyralitet ta hidhet edhe mbi mua. Nuk e marr inat, sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo tjetër. Luli i mirë Luli i keq. Berisha i mirë, i keq. Vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Nuk ka make up që  mbulon këto mangësi, nuk ka ngjyra që i bojatisin këto të vërteta ta mëdha. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por ti s’je me të’, tha Spiropali.

Ora 13:52
‘Rri rehat se nuk do ju vrasim, nuk vlen’, Manja mbron Spiropalin pas fjalës së Spahos: Faleminderit që na kurseve Elisën, e keni në platformë vrasjen

 

Gjuha e përdorur e Edmond Spahos ndaj Elisa Spiropalit duke i thënë se kjo është një platformë e Berishës të cilat promovojnë vrasjen dhe dhunën.

‘Edhe unë për gjuhën e përdorur në këtë sallë e mora fjalën. Faleminderit zoti Spaho që po na i kursen Elisën. Na trego kë keni në plan për të vrarë se ishim dëshmitarë të një platforme dhune mbi shtetin, mbi institucionet, mbi biznesin mbi jetën e qytetarëve shqiptarë. Këtë e bën një njeri që ka shërbyer edhe si president dhe kryeministër dhe ju e mbroni problem. Për shqiptarët mendoj që është fat që e kemi këtu, sepse për të qenë një njeri që flet për dhunë duhet ta kujtojnë shqiptarët se me atë  dhunë nuk do votojnë. ‘Rri rehat zonja Spiropali se nuk do ju vrasim’- turp!’- tha Manja.

Ora 13:41
Spaho merr në mbrojtje Berishën dhe i drejtohet Spiropalit: Pa merak se ty nuk të vret njeri se nuk vlen

Deputeti i PD-së Edmond Spaho në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria nuk mund të akuzojë opozitën si vrasëse. Në fjalën e tij ndër të tjera Spaho duke ju drejtuar Spiropalit u shpreh se ty nuk të vret njeri pasi nuk vlen.

‘Lëreni teatrin. Partia që i krijoi dosjet nuk mund ti hapë. Dua t’i them Spiropalit se ty nuk të vret njeri, pa merak se nuk vlen.’- u shpreh Spaho.

Në fjalën e saj Elisa Spiropali, kujtoi rastin e një zonje e cila gjatë një takimi të Sali Berishës i kërkoi atij që t'i japë leje që të vrasë Edi Ramën. Spiropali shtoi se vetëm Berisha ka monopol që të vrasë njerëzit në këtë vend.

‘Duke deklaruar Edi Rama është armik patjetër këtë frymë do fusë. Patjetër u ngrit ajo zonja 80-vjeçe në takim të tij (Sali Berishës) dhe tha më jep leje për të vrarë Edi Ramën. Patjetër se ky ka qenë monopoli i dhënies së lejeve për të vrarë njerëz në këtë vend’, deklaroi ajo.

Ora 13:29
Spiropali-Berishës: Ke qëlluar drejtpërdrejt 1800 plumba në Bulevard

Ministrja për Shtetin dhe Parlamenti, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend i është kundërpërgjigjur Sali Berishës.

“Një shprehje thotë se historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë si tragjedi dhe njëherë si komedi. Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur se kur qeverisnit i bëntë njerëzit për të qarë. Të dëgjojmë këtë batare fjalësh nga hall i një njeriu të vetëm. E gjithë opozita është marrë peng nga dy persona si ata grabitësit e bankës që mbajnë peng personelin në bankë për të shpëtuar paratë e tyre dhe për të siguruar arratinë. Nuk ndryshon hall ii tyre dhe këta i përgjigjen hallit dhe jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit dhe pretendoi se është përfaqësues i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thesshqekësh, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra pa diskutim, 1800 plumba në bulevardin e Dëshmorët e Kombit, çfarë përfaqësimi për çfarë po flet.

Duke deklaruar Edi Rama është armik patjetër këtë frymë do fusi. Patjetër u ngrit ajo zona në takim të tij dhe tha më jep leje për të vrarë Edi Ramën. Patjetër se ky ka qenë monopoli i dhënies së lejeve për të vrarë njerëz në këtë vend. Mbani mend kur dilnim ne dhe flisnim për financimin rus të PD, ai thotë kërkoj një audit të plotë sepse ka ikur Luli bashkë me rublat ruse. Ky ishte i pari që vend më vend mbronte Lulin. Ky është i gatshëm të shpallë tradhtarë dhe heronj sa herë i duhet. Ka edhe ndonjë zonjë apo zotëri tjetër për të cilët nuk ka rëndësi fare koherenca politike. Luli i mirë, Luli i keq. Mendoni se me këto do fitoni ju besimin. Por njerëzit ju lexojnë. Nuk ka nevojë t’ju hakërojnë se jeni të lexuar”, tha Spiropali.

Ora 13:16
Berisha: ‘Portali Kushi’ i zgjedh mësuesit sipas bindjeve politike! Ministrja: Kemi futur në punë edhe mbështetësit e tu

Deputeti Sali Berisha tha në Kuvend se qeveria nuk i ka mbështetur mësuesit në krizën ekonomike. Ai tha se mësuesit nuk kanë pësuar rritje page prej 8 vitesh. Sipas Berishës, sistemi arsimor po rrënohet, ndërsa thotë se portali për mësuesit nuk i zgjedh ata për t’i mësuar sipas meritës.

“Për herë të parë unë prita i ulur në një karrige të deputetëve socialist, e bëra me qëllimin më të sinqertë për tu thënë socialistëve shqiptarë se avokat të vetëm në këtë parlament janë demokratët. Dhe do vazhdojmë deri ën fund të jemi zëdhënës të interesave qytetareve. Në këtë mënyrë sesi është katandis ky parlament sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim. Dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë është koha për veprime. Këta janë nga mëngjesi në darkë të angazhuar në dy aktivitet, në mashtrimin dhe vjedhjen tuaj. Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie t’i tregojmë vendin. Koha ka ardhur dhe jam këtu për tu bërë thirrje gjithë mësuesve të Shqipërisë me guxim dhe kurajo të mbrojnë interesat e tyre. janë të vetmit mësues në rajon që në 8 vite nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin ulje të ndjeshme të rrogës. Të nderuar mësues, ju vetë e konstatoni sesi po rrënohet sistemi arsimor, çfarë sage e trishtimi ju krijoj portali Kushi, i mashtrimit, i partisë dhe falsifikimit. Sesi një mësues i ekselencës, për bindjet e tij duhet të presë 7 vite për tu sistemuar, ose nuk sistemohet fare. Ju bëj thirrje mjekëve që e shohin këtë rrënim të sistemit shëndetësore, që shohim sesi shqiptarët vdiqën nga pandemi 2510% më shumë se mesatarja e BE. Q shohin sistemin që rrënohet, mjekë që largohen nga vendi, infermierë që ikin sepse janë njerëzit më të keqpaguar.

Greva greva. I drejtohem biznesit të vogël, që ka një armik të vërtet në këtë qeveri, e cila prek fundin e muajit t’iu vendosë 23%. Thirrje çdo biznesmeni të ulen qepenat. Grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme. U bëj thirrje studentëve, bashkëmoshatarëve në Kosovë qeveria u dha 100 euro, kjo qeveri u jep mashtrimin, të organizojnë një lëvizje të fuqishëm studentore. Ne jemi 10-20-30 herë më të fuqishme se këta që vjedhin qytetarët shqiptarë. Një njeri që nuk është i denjë as për mësues vizatimi, mburret që s’ka master e dekoratë.

U bëj thirrje punonjësve të administratës grevë, grevë, grevë. Ora po vjen. U bëj thirrje taksistëve, të mos pranojnë këtë tirani çmimesh, nafte, por të ngrihemi. U bëj thirrje qytetarëve, të ngrihemi se kjo që ndodh në Shqipëri s’ndodh në asnjë vend të botës. Ky bord komunist ka ngritur çdo çmim në çdo vend të Evropës. U bëj thirrje nxënësve të ngrihen në protestë me studentët. Ky parlament duhet t’i ketë kohët e numëruara, ky parlament ka marrë fund. Do përballet me qytetarët shqiptarë.”, tha Berisha.

Ora 13:01
Salianji: Shihni ato këshillat e Zvicrës ju! Balluku: Ne u referohemi burimeve prestigjoze! Lexova ‘Daily Mail’, do ta çoj në WhatsApp

 

Zv. kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputetin demokrat Ervin Salianji në lidhje me këshillat për kursyer energjinë elektrike duke marrë rastin e Zvicrës ku qeveria prej javësh kishte promovuar një lajm të rremë për burgosje në lidhje me kondicionerin.

Balluku deklaroi se i referohet Daily Mail ndërsa tha se do ja çonte deputetit në ËhatsApp

“Për Zvicrën i referohem Daily Mail. Këto abuzimet që jeni mësuar për të bërë. Sot në kushtet e krizës energjetike çdo budallallëk i thotë nga ana juaj ne na shërben se është reklamë. Shtetit zviceran i duhet të hedhë në gjyq Daily Mail. Madje do ta çoj edhe ty në WhatsApp ta shohësh Të mos e lejojë më të thotë gjëra të tilla. Dje kemi parë në të gjithë ekranet se çfarë thotë ministrja e Mjedisit që njerëzit duhet të lahen bashkë. Ne u referohemi burimeve prestigjoze.- tha Balluku.

 

Ora 12:58
Zhupa: Vendosni një faturë financiare që të reflektoni kërkesat e pedagogëve! Hartoni një paketë mbështetëse për studentët

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend i ka kërkuar qeverisë që të reagojë për kërkesat e pedagogëve për rritje page. Zhupa po ashtu tha se qeveria duhet të hartojë një paketë për të mbështetur studentët.

‘Duhet të reagoni. Duhet të vendosni faturën financiare për të reflektuar kërkesat e pedagogëve. Studentëve u është rritur kostoja e transportit, për tu ushqyer, për t’u veshur i është rritur pagesa e librave e orës së net. Nuk ka asnjë paketë se si mund të ndihmon financiarisht studentët.’- u shpreh Zhupa.

Ora 12:44
VIDEOLAJM/ Berishës i ndërpritet fjala, Gazment Bardhi i bie me grusht tavolinës dhe e mbron

 

Edhe pse kishte dalë për procedurë Sali Berisha filloi t’i bënte pyetje ministrave, gjë që e bëri kryetaren e Kuvendit Nikolla t’i ndërpriste fjalën.

Kjo ka acaruar Gazment Bardhin, i cili e ka marrë në mbrojtje, edhe pse janë kundërshtarë në luftën për Partinë Demokratike.

 

Ora 12:42
Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?! Fol për misterin e pallatit të Lul Morinës! Nikolla i ndërpret fjalën

 

Sali Berisha në foltoren e Kuvendit ka pyetur ministren Belinda Balluku se çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me qeverinë. Ndërkohë një tjetër pyetje që ngriti Berisha ishte edhe për misterin e pallatit të sekuestruar të Lul Morinës. Këtu kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i mbylli fjalën, pasi Berisha nuk po fliste për procedurë.

Berisha: Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?

E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. Jep sqarime!

Ora 12:30
Salianji-Ballukut: Më vjen mirë që përgënjeshtroni kryeministrin! Asnjë shtet që e ka prekur sulmi kibernetik s’ja ka ulur pantallonat si Shqipërisë

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar zv kryeministren Belinda Ballukun së cilës ju përgjigj sa i përket sulmeve kibernetike ku ka thënë se kjo e fundit ka përgënjeshtruar kryeministrin. Sipas Salianjit asnjë shtet s’ka patur këtë sulm kibernetik si në Shqipëri sepse e kanë përballuar.

‘Së pari më vjen mirë që zv kryeministrja përgënjeshtron kryeministrin. Vetëm 3 ditë më pas Rama ka thënë që sistemi nuk ka arritur të shembë sistemin. Në datë 23 tha që kemi lajme të mira. Rama më 13 shtator: Nuk ka arritur agresori të ketë asnjë zhdukje të dhënash. Vazhdojmë më 10 shtator: E mbron Rama. Pra gjatë gjithë kohës kryeministri nuk e ka pranuar. Së pari kur ju ofrohet se çfarë ju ofrohet nga opozita ju nuk e thoni dot, këtu na keni çfarë kërkoni. Agresioni është në të gjitha vendet e NATO-s dhe Kosova, po ata e kanë përballuar jo si Shqipëria. Asnjë shtet nuk i kanë rënë pantallonat si Shqipërisë, se vendi ynë e ka mendjen të propaganda. Ato raportet s’ka nevojë t’i lexojmë se ka akses kushdo.’- Salianji.  

Balluku theksoi sërish se asnjë e dhënë nuk është fshirë nga sistemi. Ajo tha se opozita nuk duhet ta përdorë këtë moment për politikë, ndërsa u kërkoi bashkëpunim për këtë çështje.

“Asnjë e dhënë nuk është zhdukur. Dua që t’iu lexoj raportin nuk e dëshironi. Nuk lejuat të lexohej raporti. Duhet të keni parasysh që asnjë e dhënë sensitive apo jo sensitive nuk është zhdukur nga sistemi. Tashmë duke lexuar raportet që janë bërë publike, totalisht transparent, ky sulm ka pasur synim fshirjen totale të të dhënave. Kjo tregon që fakti që të dhënat janë dhe sistemet funksionojnë, tregojnë se pavarësisht një sulmi shumë të madh nga shteti agresor s’ia ka dalë të fshijnë sistemet tona,

Kërkojmë që opozita të mos e përdorë këtë moment, kur Shqipëria është në sulm kibernetik, për abuzime dhe goditje narrative.Në bashkëpunim me opozitën të kemi mundësi të rishikojmë disa nga aktet ligjore sa i përket mbrojtjes kibernetike. Do vijmë në komisione dhe atë që tha Salinaji do donim ta shikonim në realitet. Lejoni të bëhet transparenca”, tha Balluku.

Ora 12:24
Sulmet kibernetike, Balluku: Ishim të papërgatitur, por e përballuam siç duhet! Kërkojmë bashkëpunimin tuaj që të forcojmë sigurinë

 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj deputetit demokrat Ervin Salinjit, i cili i kërkoi transparencë sa i takon sulmeve kibernetike.

Sulm i paprecedentë dhe ka pasur për synim fshirjen e të dhënave, ka nisur si sulm për të marrë të dhëna dhe për të tregtuar ato, por më pas është transformuar në një sulm që duhet zeroclear. Cfarëdo të thoni për narrativë e kuptoni se me çfarë po përballet ky vend. Salianji e vlerësoj, thatë nëse duhet bashkëpunimi jonë jemi këtu. E vlerësojmë. Na duhet të shikojmë mënyrën e organizimit. 180 mln s’kan të bëjnë me cyber secytyri,  kanë të bëjnë me investimin për të digjitalizuar. Shqipëria ato para i ka harxhuar në 9 vite për të digjitalizuar vendin, sot qytetarët për të kryer çdo aktivitet që kanë lidhje me kërkesat e tyre në administratën publike s’ka nevojë të presë në radhë. Sot merren dokumente në kohë reale me anë të telefonit. Do fillojmë të reflektojmë dhe të investojmë në cyber security. Kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, po se kanë qenë në shadoë mood, kanë qenë të padukshëm. Nuk kemi sisteme të avancuar, nuk kemi qenë të përgatitur për attack të këtij niveli. Mos kujtoni që nuk kemi qenë nën sulme të ndryshme, hakërruesve amtor dhe profesionit dhe i kemi përballur me sukses. Kjo ishte e pamundur për ne që ët përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme.

Ora 12:20
‘Të varfërve u marrin shpirtin, të pasurve u japin lekë!’ Salianji akuza qeverisë: Kompania ‘Gjoka’ dhe ‘Albstar’ kanë marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve

1663841444_Screenshot1.jpg

Në foltoren e Kuvendit, deputeti Ervin Salianji, akuzoi qeverinë duke thënë se të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit nuk shkojnë në xhepat e qytetarëve të varfër, por në llogaritë e kompanive që marrin tendera publikë. Deputeti demokrat tha se shtresat në nevojë marrin një kompensim prej 10%, ndërkohë që rritja e çmimeve llogaritet 30%, duke bërë që qeveria të mos indeksojë dot as inflacionin. Sipas Salianjit firmat e lidhura me qeverinë si “Gjoka” dhe “Albstar”, të cilat kanë marrë para nga buxheti i shtetit, kanë deklaruar 17 dhe 20 milionë euro fitim.

“Ne kemi dhënë mbështetjen me votë por dhe kemi çuar kallëzimi penale në SPAK. Por nëse nuk merren veprime nga drejtësia normalisht do të cënohet besimi i publikut. Më bëri përshtypje në një debat. Janë ngritur pedagogët dhe studentët të cilët nuk marrin paratë. Çmimet janë rritur me 30% dhe ju keni vendosur t’i ndihmoni me 10% të gjitha shtresat, pra shqiptarët janë 20% më të varfër se çfarë ishin. As nuk i keni indeksuar dot. Paratë që mbledh shteti më shumë, 400 milionë euro më shumë, i keni çuar me ligj te kompanitë private. Dy nga kompanitë oligarke private që marrin tendera kishin deklaruar 17 milionë euro fitim, tjetra 20 e kusur milionë euro fitim, njëra quhej Gjoka, tjera quhej Albstar, kanë marrë para nga taksat. Atyre që janë të pasur, ju u jepni lekë, atyre që janë të varfër ju i merrni shpirtin. Pse nuk po dalin më ministrat tek ndërtimet palaje, dolën në 2 pallate dhe e ndërprenë, pse nuk dalin që t’i denoncojmë ne të paktën”, tha Salianji.

Ora 12:14
Sulmi kibernetik, Salianji: Një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur, s’mund të kalojë pa përgjegjës

1663841444_Screenshot1.jpg

Deputeti demokrat Ervin Salianji e ka cilësuar sulmin kibernetik nga Irani si një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në vend, por kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjës. Sipas Salianjit, qeveria nuk i ka përdorur miliona eurot për sigurinë kibernetike, por për lobime ose për 2-3 kompani.

‘Qeverinë e kanë kapur kompanitë të cilat nuk e lejojnë as ti shkojë hetimit, por ca punëtorë që janë nga Libia, nga vende të Lindjes së Mesme. Asnjë fjalë se ku janë shkaktuar. Po u jepet kontrabandistëve akses nëpërmjet portit shqiptar. Shqetësim i madh në Itali duke e pasur Shqipërinë vend tranzit për kanabisin. Përveç deteve. Qeveria ende nuk ka asnjë informacion parlamenti për sulmin kibernetik. Jo se nuk ka informacion, sepse informacionin e kemi dhe nga burime prestigjioze. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Qeveria miliona euro si ka përdorur për sigurinë kibernetike, pro ose lobim ose për kompani.

Ka dështuar sistemi. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakërri që ka hyrë nga Irani. Hakërrimi ka nisur në maj, pasi qeveri au ka lehtësuar me të gjitha të dhënat personale që u përdorën për patronazhim. A ka bashkëpunëtor. A ka ndonjë përgjegjës këtu. Nëse duhet mbështetje. Nuk janë përditësuar sistemet e aplikacioneve.  Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur, por nuk mund të kalojë pa një përgjegjës. Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik.’-tha Salianji.

Ora 12:03
Deputetet  e PD ‘bashkojnë forcat’ për t’iu kthyer Ballës, Tabaku: Drejtuesi i SPAK duhet të jetë i pavarur! Duma: Ato që bëni vetë ‘ua vishni’ të tjerëve

 

Deputetet e PD-së, Jordia Tabaku dhe Grida Duma i janë përgjigjur deklaratave të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla tha se efektivi i policisë ishte përjashtuar nga radhët e policisë, por ishte një prokuror KÇK që e riktheu atë sërish në detyrë. Balla tha se vetingu tashmë e ka shkarkuar atë nga detyra. Ndërkohë Duma kërkoi replikë nga vendi ku tha se ky popull nuk është idiot dhe se të gjithë e kuptojnë kur veprimet personale ua transmetoni të tjerëve dhe gjeni fajtorin. Tabaku nga ana tjetër ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjes së drejtuesit të SPAK pa ndërhyrë mazhoranca dhe gjithashtu për detyrën që ka vendi ynë për të mbështetur Kosovën.

Tabaku: Kjo dakordësia është pak e ekzagjeruar. Unë ju drejtova krahëve të politikës që sot janë vendimmarrës, për ti larguar duart nga SPAK. Biem dakord që PS nuk duhet të ndërhyjë në drejtuesin e ri të SPAK. Duhet që të jetë drejtues i pavarur. Biem dakord gjithashtu për mbështetjen e Kosovës, qoftë për vizat qoftë për Këshillin e Evropës.

Duma: The që disa bëjnë analistin e opinionistin, në fakt pikërisht atë që bëni vetë ua vishni të tjerëve. Është e udhës t’iu them që s’kam bërë asnjë reagim për rastin. E di shumë mirë se në çfarë nivelesh ka shkuar niveli i politikës prej jush! Tani ju pyes, ju që nuk bëni vetëm politikanin por bëni dhe predikuesit, ju kujtoni se do i kaloni përgjegjësisë të vendimmarrjeve se jeni idiotë, qeverisemi nga idiotë. Në këto kushte zotërinj, po ata që filmonin a ishin idiotë, ata dy policët me skafe ça ishin? Ishin idiotë. E pra, po populli nuk është idiot.

Ora 11:54
Tragjedia e Potamit/ Balla: Polici që shkaktoi aksidentin ishte përjashtuar, prokurori KÇK e ktheu sërish në detyrë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, në përgjigje ndaj Grida Dumë si është rikthyer edhe një herë tragjedisë së Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje me skaf nga një efektiv policie teksa po lahej në breg.

Duma kërkoi që të mbahej një minutë heshtje, ndërsa Balla tha se efektivi i policisë ishte përjashtuar nga radhët e policisë, por ishte një prokuror KÇK që e riktheu atë sërish në detyrë. Balla tha se vetingu tashmë e ka shkarkuar atë nga detyra.

‘Meqë jemi në një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë detare, po i kthej një përgjigje edhe Grida Dumës. Asnjë në këtë sallë të paktën nuk e ka harruar tragjedinë e Potamit. Për çdo qytetar shqiptare, nuk ishte aksidenti por kush e kreu atë aksident. Nuk e kreu një pushues i zakonshëm por një punonjës policie. Natyrshëm për atë lloj tragjedia as edhe sot unë personalisht nuk gjen dot fjalë të japin ngushëllim. Një element nga ajo tragjedi duhet të risillet në vëmendje sot dhe që të bëjë me një fakt që ky personi se kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e policisë së shtetit e kishin përjashtuar dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK-së, e riktheu në polici të shtetit.

Prandaj unë mendoj se kur flasim kur marrim për sipër edhe gjyqtarin edhe prokurorin edhe gazetarin duhet ti marrim faktet një për një. Këtu duhet të kuptojmë sa e rëndësishëm ishte Reforma në Drejtësi. Që një idiot që flaket nga policia e Shtetit, gjen një idiot tjetër dhe rikthehet në polici. Këtu biem të gjithë dakord që vazhdojmë ta mbështesim reformë në drejtësi me qëllim që të godasim sa më shumë individë brenda sistemit të drejtësisë. Atë prokuror që ka rikthyer atë individin, e ka fshirë vettingu. Kjo është gjë e mirë.’- tha Balla.

7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje me skaf nga efektivi policie Arjan Tase teksa po lahej në bregun e Potamit në Himarë.

Ora 11:16
Grida Duma: E pyeta zv.ministrin a ja del të jetojë me 110 mijë lekë të vjetra në muaj?! S’ka guxim të më thotë jo, se ka frikë nga e vërteta

 

Në fjalim e saj në Kuvend, deputetja demokrate Grida Duma, u ndal tek largimi i të rinjve në vendi. Sipas Grida Dumës, është tragjike sot fakti që prindërit i përcjellin fëmijët e tyre duke qeshur dhe jo me lot në sy. Deputetja komentoi edhe ndihmën ekonomike që qeveria ofron për familjet në nevojë, dhe tha se kishte pyetur një zv.ministër nëse do të jetonte me 110 mijë lekë të vjetra në muaj, por nuk merr një përgjigje, kjo pasi ato kanë frikë nga e vërteta.

‘Kudo që është bregdeti shqiptar ka një mur betoni në rërë dhe një det si shkretëtirë. Bregdeti i Durrësit nuk ka jetë detare. Një 7 vjeçare ne Potam. Humb jetën dhe ende sot ky parlament nuk ka mbajtur një minutë heshtje. I dënuar nuk duhet të jetë ai, pasi është bishti i një koke arrogance pushteti që i thur lavde duke bërë shoë, që i mori jetën një 7 vjeçarje në Potam. E dimë se çfarë do të thotë ajo tragjedi. Sa herë që flisni për Reformën në Drejtësi e kam parë veten duke mbrojtur ish-eksponentë të opozitës.

Pa drejtësi nuk ka zhvillim.  Reforma në Drejtësi ishte me shtysën e madhe të ndërkombëtarëve. Pa ata ne nuk e kemi dot velën e lundrimit në direkun e duhur. E do logjika, ju jeni në pushtet ju keni tendera keni 10 vite. Ju përfitoni nga kërcënimi në drejtësi sepse ne kemi 10 vite në opozitë. Ju keni pushtetin dhe korruptoni. Ju merreni se ku e kemi ne etapën. Në vend që të jepni llogari na tregoni ne kush është blu e kush është e kuqe. Edhe me Bruksel lind duhet të ndjekim direktivat.

Në harrojmë se kemi detyra të mëdha në këtë vend. Mos t sillemi sikur jemi udhëheqësit e botës. Nëse gjërat dështojnë është faji i qeverisjes. Por të marrësh gjuhën se si ju i drejtoheni parlamentarëve, është si gjuhe e qeverisë komuniste. Dilni këtu e thoni ne i kemi bërë të gjitha, e pyeta zv. ministrin ja del ti që me 110 mijë lekë të vjetra. Nuk thonë? Jo. Por kanë frikë kanë frikë nga e vërteta.

Studentët e u çuan dhe thanë duam mbështetje. Kreu thotë se kur ju dëgjova thotë ju nuk meritoni asgjë. Ato janë shkëlqim në fakt që vazhdojnë jetojnë akoma këtu. Prindërit sot qeshin kur i përcjellin, kjo është tragjedia. Gëzohen dhe thonë shyqyr që i çova fëmijët atje. Është një botë e ca larg studenti në Gjermani. Vela më e madhe e anijes së Shqipërisë është rinia e vet. Ju e e keni çuar velën jashtë këtij vendi prandaj kjo anije nuk lundron dot.’- u shpreh Duma.

Ora 10:51
Ministri i përgjigjet Tabakut: Drejtësia po bën detyrën, më thuaj kush nga PS e ka intimiduar? Deputetja: Rama e kërcënoi SPAK në Asamble

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Mnaja i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabakut. Manja tha se drejtësia po bën detyrën e vet, ndërsa i kërkoi asaj t’i tregojë se kush nga Partia Socialiste ka intimiduar SPAK. Manja tha se në drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës, ndërsa sot pas prangave janë ish-ministra.

“Drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës dhe u desh vullneti i kësaj shumice që drejtësia të jetë e pavarura dhe larg politikës. S’ke pse e bën më këtë pyetje në sallë. Parlamenti ka mekanizmat e veta të kontrollit parlamentar. Pyetje të tilla se pse e bëmë reformën në drejtësi. E dyta, ku është drejtësia sot? Drejtësia sot po bën detyrën dhe nëse keni raste ku është ndërhyrë hapur për çështje konkrete është mirë tua thoni shqiptarëve në këtë sallë. Ndërsa raporti unë me drejtën ka qenë konsegeuent. Sot ke ministra, ish kolegë tanë që po përgjigjen para drejtësisë dhe ka qenë kjo maxhorancë që e ka inkurajuar këtë drejtësi të hetojë për këdo. Dil këtu thuaj kush është personi dhe çështja konkretë që individë brenda kësaj maxhorancë na kanë intimiduar drejtësinë. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. SPAK është duke bërë detyrën. Hetimi nuk mbaron brenda ditës, ka rregullat e veta”, tha Manja.

Përgjigja i erdhi nga Tabaku e cila i tha se ka qenë kryeministri Rama ai që ka sulmuar SPAK në Asamablenë e PS-së.

“Kush e kërcënoi drejtësinë nga mbledhja e asamblesë së PS? Unë bazuar mbi sygjerim që Zoti Manja dha, nuk e kam sulmuar kurrë drejtësinë ashtu siç është bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste. Thjesht besoj që jam në detyrën time si deputete e Parlamentit të Shqipërisë që të kërkoj informacion se ku janë hetimet. Ku janë hetimet me dosjes 184 dhe 339 zoti Manja?

Pse e kërcënoni SPAK-un zoti Manja? Pse nuk e lini që të kryej punën e vet për të cilën e kemi votuar ne si deputetë të këtij parlamenti? Pse sot SPAK-u është bërë organi më i sulmuar nga të gjithë ata që sot kanë një dosje në Prokurori? Për çfarë ndodh kjo? Ku është parë ndonjëherë që nga organizata politike, parti politike, të sulmohen organet e drejtësisë dhe të jepet urdhër se çfarë të bëhet, çfarë të hetohet? Për mua do të ketë drejtësi zoti Manja, nëqoftëse të gjithë ata që kanë një dosje me akuza të vërtetuara ashtu siç është 184 dhe 339 do të jenë përpara drejtësisë!

Përsa kohë kjo nuk jipet dhe jemi në kuadrin e retorikës politike këtu, nuk besoj që do të kemi drejtësi. Dhe me këtë thirrje I drejtohem jo juve si ministër I drejtësisë, se sot jeni nesër nuk do jeni, sot jam unë deputete nesër nuk do jem. I drejtohem politikës dhe pushtetit, ashtu siç e thashë të djeshëm, të sotëm dhe të nesërmen. Kushdo që ka pushtet, duhet të jetë përpara drejtësisë, ashtu siç duhet të ishit dhe ju sot zoti ministër. 184 dhe 339, nuk janë vetëm detyrime në procesin e integrimit, por janë çështje për vjedhjen e zgjedhjeve, që nëqoftëse hetohen personat që janë në ato dosje sot duhet të ishin përpara drejtësisë dhe kjo nuk po ndodh”, tha Tabaku.

Të njëjtën përgjigje i dha edhe deputeti i Rithemelimit.

“Ministri kërkoi një shembull. Po i jap dy shembuj. Së pari pse Rama në asamblenë e PS i bën thirrje drejtësie hetoni filanin apo fistekun”, tha Spaho.

Ora 10:36
Reforma në Drejtësi, Tabaku: Qeveria e sulmon, opozita intimidon SPAK-un që mos të hetojë dosjet e tyre

Për deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, politika si në pushtet e si në opozitë po intimidon SPAK të mos hetojë dosjet e hapura për ta.

Në këtë mesazh të artikuluar gjatë seancës plenare, pa përmendur emra, Tabaku la të kuptohet se i referohet edhe Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj të cilëve SPAK ka hetime të hapura si për privatizimin e kompleksit Partizani ashtu dhe lobimin në SHBA.

Duke e ndarë mazhorancën nga këto shantazhe, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i tha se ata që sulmojnë drejtësinë janë në grupin e Foltores. 

'Marrëveshja e sotme, për mjetet e lundrimit është një marrëveshje standarde të cilën sigurisht e mbështesim në parim. Nuk ka përse të jetë një temë debati sidomos kur nuk bëhet fjalë për lundrimin e disa anijeve më të vogla mbushur dingas me shqiptarë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, kjo po do ishte realisht një temë interesante e ditës.

Ngaqë ky parlament, bën sikur nuk sheh se si çdo ditë qindra të rinj hedhin çantën në shpinë, mbyllin biznese, lënë vende pune, lënë familjen dhe ikin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Janë nga 700 deri në 2000 të rinj e reja në ditë që largohen nga vendi duke përdorur rrugët ilegale.

Me këto shifra ky parlament, nuk ka luksin të heshtë më, aq më tepër për një tjetër formë “biznesi” dhe industrie të ngritur dhe që marketon e reklamon shitjen online të rrugëve ilegale se si mund të shkojë një shqiptar jashtë vendit. Gjithçka nën hundën e një shteti vigjilent që justifikon këtë krim që po bën duke shkretuar Shqipërinë me alibi qesharake.

E ky parlament sërishmi nuk ka një ditë që të diskutojë pse ndodh ky fenomen. Pse po ikin shqiptarët nga një vend që nuk ka as luftë civile dhe as ndonjë konflikt të armatosur? Pse vetëm për gjashtëmujorin e dytë të 2022 kanë emigruar dhe kanë kërkuar azil në BE mbi 5000 shqiptarë? Pse të rinjtë shkojnë për të kërkuar një jetë tjetër në Mbretërinë e Bashkuar? Në Gjermani? Në Europë? A po ikin siç thotë qeveria sepse Gjermania është e plakur dhe po e rinojnë shqiptarët duke plakur Shqipërinë?! Apo mos vallë këta mijëra shqiptarë që janë larguar nga 2015 e këndej po ikin sepse në këtë vend shohin korrupsionin e një qeverie që ha, pi dhe fle me të.

Sepse janë shqiptarë që shohin se si këtu konkurenca dhe tregu i lirë nuk ekziston sepse mobiliteti social është një realitet i ndaluar. Janë qytetarë që nuk shohin shpresë sepse e kuptojnë që janë skllevër të një oligarkie që nuk i ofron asgjë. Janë qytetarë të një shteti që ligjin e zbaton për më të dobtin që e burgos për një avlli dhe jo për oligarkun që ndërton kulla me kate pa leje në mes të Tiranës. Pra ikin, sepse qeveria në rradhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!

Unë kur kam përfunduar studimet jashtë, kurrë se kam menduar si opsion të jetoja jashtë! Kam vendosur sot e gjithë ditën t’i rris edhe edukoj këtu fëmijët e mi! Por kjo duhet të jetë zgjidhja për gjithë shqiptarët, jo veç për një grup të privilegjuar! Unë sot përgjigjen për këtë largim masiv, për këtë tharje truri për këtë bjerrje të popullsisë e shoh tek politika e politikat!

E shoh te mungesa e një arsimi cilësor të orientuar nga tregu, e shoh të korrupsioni të shndërruar në normë në kurriz të meritokracisë, tek mundësia që një i ri vetë pavarësisht prejardhjes të rritet në shkallët e shoqërisë dhe të zhvillojë talentin e saj apo tij! E shoh tek mungesa e tregut të lirë që sot nuk ekziston, e shoh te krimi organizuar që po i merr jetë njerëzve, e shoh tek drejtësia e munguar, e shoh te paaftësia jo për të ndërtuar Europën si utopi këtu; por paaftësia jonë për të ndërtuar një shoqëri për shqiptarët.

Të premten kreu i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Merick Garland tha: “Sundimi i  Ligjit do të thotë se ligji trajton në mënyrë të barabartë secilin nga ne: Nuk ka një ligj për miqtë dhe një tjetër për armiqtë; një për të fuqishmit dhe një tjetër për të dobëtit; një për të pasurit dhe një tjetër për të varfërit.”

Në vitin 2016 kjo sallë votoi me 140 vota, pra 100%, amendimet në Kushtetutën e Shqipërisë për të nisur një prej ndryshimeve më themelore në shtetin shqiptar; Reformën në Drejtësi. Ndërsa shoh sot se si po aplikohet ky ndryshim, që nuk duhet mohuar i dha shpresën çdo shqiptari që më në fund do kishte ndëshkim për këdo që abuzon me pushtetin, ngre një pyetje.

Ku është drejtësia sot, drejtësia që aq shumë e kërkuam, drejtësia që e votuam për t’u reformuar 140 deputetë ndërsa një aferë korruptive prej 430 mln eurove si ajo e 3 inceneratorëve vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit?!

Si ka mundësi që kjo drejtësi hesht kur një projekt mafioz, i vërtetuar në disa mënyra, sot ka një normë fitimi 30% më të lartë se sa çdo biznes tjetër në vend? Si ka mundësi që drejtësia hesht edhe pse me zë dhe me figurë u vërtetua që kryetari bashkisë ka miratuar në kundërshtim me ligjin projektin dhe koncesionin? Si ka mundësi që hesht drejtësia kur ka prova se si ish ministra dhe politikanë me pushtet kanë udhëtuar, kanë bashkëpunuar dhe kanë shkelur ligjin për të ndihmuar Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan?!

Përse hesht drejtësia që duhet të na tregonte se nuk ka të paprekshëm as në politikë, as në biznes dhe as në fushën e krimit?! Nga se ka frikë kjo drejtësi; nga ligji apo nga politika?! Në një shtet të së drejtës, në një shtet ku sundon ligji dhe jo maliqi përgjigja është e qartë. Ka një arsye përse sot drejtësia megjithëse në mes të një reforme me dëshirën për t’i dhënë drejtësi këtij vendi, ka më shumë frikë maliqin dhe politikën edhe jo Ligjin.

Në vitin 2016 mazhoranca e asaj kohe, votoi në kundërshtim me marrëveshjen që kishte me opozitën 6 ligjet e famshme. Ajo mazhorancë përtej asaj që deklaron sot vendosi që të shkallmonte konsensusin në kurriz të drejtësisë dhe përgjegjshmërisë.

E kam të qartë që këtu do të na flasin anëtarët e mazhorancës duke reklamuar se si janë dënuar dy ish ministra dhe një deputet. Seriozisht? Mendoni që shqiptarët dhe partnerët strategjikë na besuan një Reformë në Drejtësi që të dalim dhe të deklarojmë se janë arrestuar dy ministra dhe një deputet?!

Kjo është arsyeja përse ne ndryshuam kushtetutën? Çmontuam një sistem korrupt me dakordësi që një palë të vijë këtu dhe të numërojë kurbanët? Ne e dimë të gjithë shumë mirë që SPAK po kërcënohet, po tundohet dhe po shtyhet mos të hetojë aty ku duhet dhe si duhet.

Nuk e miratuam reformën në drejtësi, nuk e votuam ngritjen e SPAK sepse dëshironim disa kurbanë nga politika. Jo! Arsyeja përse e votuam është që të marrim drejtësinë që kërkojnë dhe që duan shqiptarët. Arsyeja përse e votuam është pikërisht që ligji të veprojë njësoj edhe për qytetarin edhe për mikun tonë. E votuam që të mos vidhej më ashiqare apo me stil! E votuam sepse besuam si çdo shqiptar që drejtësia duhet të ekzistojë. E keni vënë re se si korrupsioni është thelluar më shumë që prej ditës që është krijuar SPAK? Kur u bë vjedhja me inceneratorët? Në 2017! Kur janë dhënë tendera dhe koncesione të tjera që kanë çuar borxhin publik në 100% të PBB? Pas Reformës në Drejtësi.

Nuk është rastësore e gjitha kjo! Pasi qeveria ka zgjedhur që ta sulmojë SPAK ndërkohë që pjesa tjetër e politikës kërkon të intimidojë SPAK që mos të hetohen akuzat ndaj tyre. Nuk ka një shoqëri të shëndetshme, as një shtet serioz nëse nuk ka Drejtësi.

Kam qënë ndër të vetmit në këtë sallë që kam kërkuar që të lihet SPAK të bëjë punën e tij: nuk jam e kënaqur as unë nga puna e SPAK, është e mjaftueshme, duhet të tregojë më shumë guxim, e duhet ta tregojë me ato që janë në pushtet;Ashtu si kam thënë që kjo drejtësia me regji duhet të përfundojë dhe maxhoranca duhet t’i mbajë larg duart nga drejtësia e nga hetimet!

Njoftimet e fundit për kandidatët preferancialë të qeverisë për të drejtuar SPAK më bëjnë të mendoj që ai parim i artë për mos ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë po hidhet në koshin e plehrave.

Pra ai mundi madh, ajo sakrificë me dëshirën për të mos prodhuar një drejtësi si zgjatim të qeverisë rrezikon të shkoj dëm. Pse? Nga frika se ky pushtet i tepruar, ky tundim i tepruar ka prodhuar aq shumë mëkate saqë duhet kontrolluar pushteti për të vazhduar loja e vjetër.

Prandaj dhe shqiptarët ikin. Drejtësia e munguar vret shpresën. Asnjë pushtet, qoftë ai i djeshëm, i sotëm apo i nesërm nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë për të shantazhuar, kërcënuar dhe penguar hetimet dhe tentativën për të vendosur drejtësi! Për këtë arsye mendoj e gjykoj që kjo Reformë në Drejtësi të mos dështojë duhet mbështetur, me të njëjtat parime që kemi pasur në krye të herës!

Nuk mendoj e gjykoj që punën këtu ne do të na e bëjnë ndërkombëtarët, ashtu si nuk mendoj e gjykoj që do të na e japin ato drejtësinë, por duhet të biem dakort që ato duhet të luajnë rol për të mos lejuar kapjen e SPAK apo të kujtdo organi tjetër, për tu siguruar që ligji zbatohet njësoj për të gjithë e jo një ligj për miqtë e një për armiqtë!

Ne jemi një brez i ri në politikë. Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë të njëjtin gabim duke pritur rezultate të ndryshme.

Ka muaj e muaj që disa nga ne në këtë sallë sulmohen e atakohen, si të shitur e blerë e kur kjo të vjen nga të dyja krahët e politikës, do të thotë që ke qëndruar për disa parime! Besoj se në politikë ka rëndësi vetëm dicka me gjithsej, e verteta! E vërteta ime! Këtë ma ka thënë një koleg pak kohë më parë dhe besoj që dhe sot është edhe më e vërtetë! E vërteta ime! Parimet e mia! I kam marrë e pranuar këto shuplakat publike, këtë gjygjin publik dhe nga kolegët që këtë foltore e kanë përdorur për të sulmuar atë që ka një mendim ndryshe;

Siç edhe kuptohet në vend të flasin për kundërshtarin politik sulmojnë ato që kanë në krah. Përdorin lirinë e shpifjes për të mposhtur lirinë e zgjedhjes në politikë. Jetojmë në kohë interesante, liria e fjalës përdoret për të goditur lirinë e mendimit. Për të gjitha këto, kam zgjedhur të hesht. E vërteta flet vetë sado me zë të ulët përballë klithmave të fyerjes. Ndonëse e heshtur mos mendoni se nuk kam një përgjigje për shantazhet apo epitetet tuaja. Ndonëse e matur mos mendoni se nuk kam një replikë për intimidimet.

Nëse dje, sot po nesër nuk merrni përgjigjen siç e kërkoni është sepse përfaqësoj një brez të ri në politikë, që nuk ka zgjedhur të imitojë për t’u afirmuar dhe as të bëj kompromis për t’u konsoliduar. Ne do t’ia dalim! Do dëshmojmë që jemi një brez tjetër që mendon dhe vepron në interesin e shqiptarëve. Pasi po themi të vërtetën që ju e dini por nuk doni ta pranoni.'- tha Tabaku.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marko: 22/09/2022 17:52

    A mojTabaku dhe ti Saljani kur u bete dhe ju deputet mos ngelt njeri tjeter pa u ber pale dhe ky plaku Spaho dhe Vasili qe se kan iden e politikes por jane aty per te kaluar kohen dhe te marrin rrogen se mos mendojne per ligjet ata se kane iden se c do te thot ligj turp

    Përgjigju
  • Anita: 22/09/2022 17:30

    Sa her i bej pyetje vetes si ka mundesi po si ka mundesi qe nje kriminel si Berisha te jet akoma ne Kuvendin eShiperis a ka gjykat a prokuror ne kete vend nuk ka sepse po te kishte ai sot duhet te ishte pas hekuraveO popull mos e degjoni kete moster se ai vetem gjak do ashtu si ne97 qe veshi nenat shqipetare me te zeza dhe prap vazhdon te gri nga mengjesi ne dark kujtoni se i vjen keq per Popullin ne jemi njerez te zgjuar dhe zduhet te gabojme

    Përgjigju
  • Selam: 22/09/2022 17:13

    Ca muhabeti aty… tamam muhabet trageti… Nje tufe me plehra qe ja fusin si kau peles ne kurriz te shqiptarve.

    Përgjigju
  • Luan: 22/09/2022 14:05

    O jorida po mos dilni me per Sahalene se po lini nam sa here qe flisni

    Përgjigju
  • Alban: 22/09/2022 14:04

    Saliu thote qe duhen greva , i bie qe te ngrihet edhe njehere cadra ne shesh edhe ti mbani me njerez me leke ?

    Përgjigju
  • Shkodra: 22/09/2022 14:00

    Me kurv se ket griden nuk ka pas ndonjeher as parlamenti as politika shqiptare . Shum e ulet esht

    Përgjigju
  • emigrant usa: 22/09/2022 13:12

    sa te keni sali berishen ne krye te batakcilleqeve e hajdutlleqeve korrupsionit e ilir meten koken e korrupsionit ky ven eshte kthyere vite mbrapa. Rinia po iken dha sdo kete kthim nga ato .ne vend ka vetem bethlepirsat e partive qe nga shkodra gjer ne konispol

    Përgjigju
  • leo: 22/09/2022 12:52

    o tabak te rinjt kane ikur se jane trembur nga ju jo nga drejtesia dhe po ta shikosh vendi yne ka ndryshuar shume nga cfare ka qene

    Përgjigju
  • teo: 22/09/2022 12:51

    saliut do ti nderpritet perher fjala sa her qe flet budalliqe dhe per keto qe thot duhen marra masa se vetem shpif

    Përgjigju
  • regi: 22/09/2022 12:50

    keta te pd qenkan me te vertet pa pun dhe sot perball ligjit jemi njesoj te barabart oj debile dhe askush nuk ben kercenime

    Përgjigju
  • Shqip: 22/09/2022 12:49

    Cfare thote tabaku? Mos intimidojne spak? E mbani mend c'i bene spak dhe tahirit keta anti intimiduesit keta hyjnoret non grata? Ja u them une nese nuk ju kujtohet. E shqyen te gjorin deri sa e dergjen mes kater mureve. Keta funderrina me nder e moral ae sulmojne dike ne diten me te keqe dhe kerkojne meshire? Meshire per keta faqe zinj zorre shqyer? Turp kush i meshirone keta faqe zinj antishqiptare! Madje te keta te kishte nisur drejtesia nese me lejoni te jap opinionin tim,se fundja opinion eshte nuk po vras njeri.

    Përgjigju
  • gezim: 22/09/2022 11:41

    vetem ju mos flisni zonja tabaku se ne kohen kur ka qeverisur pd ka qene nje rrumpalle e papare dhe ska ikur vetem rinia por shume e shume familje

    Përgjigju
  • renis: 22/09/2022 11:38

    po ne kohen e saliut nuk ka pasur ndonjehere drejtesi moj zonja tabaku, miqte dhe te afermit e non grades kane qene nen mbrojtjen e tij dhe skane dal ndonjehere para ligjit

    Përgjigju
  • Henri: 22/09/2022 11:38

    Se kuptoj si flasin akoma keto te PD-se kur jane hajdutet me te medhenj te vendit tone,e qekur ka ardhur Rama ne pushtet drejtesia po mbizoteron

    Përgjigju
    • Tall trapin: 22/09/2022 17:16

      O ja dhjefsh me mut ti dhe ps-ja jote

  • Magjar Rexhep Bule leka Kasap [ kepi ]: 22/09/2022 11:37

    O balona tabake po na thuaj njëher si u bë babai jot miljoner me euro. Nga brek grisur i kriminelit Enver. Po kur drejtësia kishte njerëz si Tom dreçi e Fatmira Hajdari me nga 7 klas shkoll a fole ndonjëher ti moj wc publike moj balona tabake. Apo atere squhesh o fundërrin.

    Përgjigju
  • ardit: 22/09/2022 11:37

    Nese drejtesia ka egzituar ndonjehere ne vendin tone, ate e kemi pare vetem vitet e fundit ku para ligjit cdokush eshte i barabarte

    Përgjigju
  • Teo: 22/09/2022 11:36

    Ishalla SPAK-u reagon sa me pare qe tja mbylle gojen ketyre injoranteve te PD-se

    Përgjigju
  • Teo: 22/09/2022 11:36

    Drejtesia ne kohen tuaj zonja tabaku ka qen e mrekullueshme ne fakt ju si linit rradh drejtesit po te egzekutonit vet ne mes te sheshit

    Përgjigju
  • Lea: 22/09/2022 11:36

    E vlersoj shume partin socialiste pasi gjithmon kan qen te dhen dhe ne ndjekje te se drejtes. Ndrryshe nga plerat e pd

    Përgjigju
  • Leandra: 22/09/2022 11:35

    Keto te PD-se Jane njerez te degjeneruar e me vjen shume keq per to

    Përgjigju
  • Yllka: 22/09/2022 11:35

    Qenkeni me te vertet te cmendur ju , zoti rama me shume se asgje tjeter e ka treguar me vepra kete gje

    Përgjigju
    • Yllka beton: 22/09/2022 17:17

      Ka treguar ate te vetin, ty qe duhet ta kesh pare nga afer dhe gjith popullit nga large.

  • Geri: 22/09/2022 11:32

    Rama gjithmon ka mbajtur anen e se drejtes nuj e di si keni goj e flisni ju

    Përgjigju
  • Eno: 22/09/2022 11:32

    Djetesia qe vendi ka tashme ska qene asnjeher e me e drejt spak nuk njeh as politikan an ministra kush ka kryer kirme eshte pas hekurave

    Përgjigju
  • Ergi: 22/09/2022 11:31

    Se sa ishte PD ne pushtet e knaqi si mbret jetonin shqiptaret prandaj jemi kaq vite mbrapa…ah me det po skan faj kto laraskat kaq i ka then saliu kaq thon

    Përgjigju
  • Ani: 22/09/2022 11:31

    Spak po ben detyren e tij me se mire ndyrshe mga koha juaj ku depugetet e njerzit e partis tuaj ishin te pa prekshem nga cdo gje

    Përgjigju
  • afrim: 22/09/2022 11:31

    nuk mund te flisni ju per drejtesi kur ishit ju ne pushtet korruptoheshin prokuroret me 1 kafe ????????

    Përgjigju
  • goni: 22/09/2022 11:30

    te ishte indimiduar spaku nga psja ilir floriri do ishte ne burg tani po ja qe nuk eshte

    Përgjigju
  • Besa: 22/09/2022 11:30

    He moj tyryfycka u kujtuat ju se kan halle shqiptaret se sa ishit ne pushtet sju plasi per ne

    Përgjigju
  • vini: 22/09/2022 11:30

    hahaha kjo tabaku sedi ca fiksimi ka me rame sikur ka ndonje peng????????????

    Përgjigju
  • Ardit: 22/09/2022 11:29

    Kta te PD nuk e di se ku i gjejn dmth njeri me rend se tjetri…edhe me qiri ti kishin kerku kaq shum bashk nuk i kishin gjet.

    Përgjigju
  • lodi: 22/09/2022 11:25

    ti jorida me ke je me lulin alibeaj apo berishen se nuk te kemi marr vesh najhere , se perhere ke qendrime te ndryshme

    Përgjigju
  • nard: 22/09/2022 11:25

    me thene te drejten per keta te rinjte qe po ikin ke te drejte por e mira e tyre eshte qe do kthehen prap e do inevstojne per shqiperine se vec kshu mundet te ecim perpara

    Përgjigju
  • mario: 22/09/2022 11:24

    na cau ****kjo jorida, sa her del flet nga nji budallik

    Përgjigju
  • florjan: 22/09/2022 11:23

    po ik mi jorida shif burrin se ju ngeli te ndertimet pa leje dhe te ikja e te rinjeve , shume mire ja bejne qe ikin se sdo rrine te merren me juve te pd qe vec flisni budalliqe

    Përgjigju
  • elvira: 22/09/2022 11:23

    drejtsia po ben punen e vet ju te opozites skeni goj te flisni per ramen

    Përgjigju
  • rea: 22/09/2022 11:22

    a me duket mua apo kjo tabaku ka *****si person

    Përgjigju
  • kola: 22/09/2022 11:13

    ai i beri thirrje qe te veprojne sepse nese do ishte funskionale tamam saliu dhe meta do ishin ne burg o plera

    Përgjigju
  • Petro: 22/09/2022 10:59

    Po ju skeni goj me i kerku llogari rames se ai ka dit si me e bo punen prej fillimi dhe drejtsia tani e ben punen sic duhet

    Përgjigju
  • Besmira: 22/09/2022 10:57

    Drejtesia e ka ber punen e vet dhe per me teper pa toleruar asnje. Kjo eshte e mira dhe diferenca mes ketyre partive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet