Çfarë u vodh në makinën e Safet
Gjicit, F.K Kukësi sqaron ngjarjen

Çfarë u vodh në makinën e Safet<br />Gjicit, F.K Kukësi sqaron ngjarjen
TIRANE - Klubi verilindor F.K. Kukësi reagoi sot në lidhje me lajmin për vjedhjen e makinës së presidentit Safet Gjici.

Në reagimin e klubit theksohet se nuk bëhet fjalë për vjedhje të makinës, por të disa sendeve personale që ndodheshin brenda mjetit. Mësohet se zoti Gjici nuk ka qenë në makinë në momentin e ngjarjes.

Vjedhja ka ndodhur dy ditë më parë në 'Rrugën e Kavajës' në kryeqytet, kur shoferi i presidenti i klubit verilindor ka Rrahman Lushaj, ka ndalur në rrugën e “Kavajës”, për të blerë diçka dhe gabimisht ka lënë makinën hapur.

Në këtë moment, duke përfituar nga rasti keqbërësi ka hyrë në makinë dhe ka marrë një çantë që përmbante një shumë prej 200 mijë lekësh të reja, dokumente dhe një celular.

SQARIMI I PLOTE I F.K. KUKESIT
Klubi i F.K. Kukësit sqaron të gjithë opinionin publik se lajmet e dala për vjedhjen e makinës së presidentit Safet Gjici janë të pavërteta. Numri një i klubit verilindor nuk ka qenë në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe për më tepër se nuk kemi të bëjmë me vjedhje të mjetit.

Shoferi personal i presidentit, Rrahman Lushaj, ka qenë vetëm në makinë dhe ka ndalur në rrugën e “Kavajës”, për të blerë diçka dhe gabimisht ka lënë makinën hapur. Në këtë moment, duke përfituar nga rasti keqbërësi ka hyrë në makinë dhe ka marrë një çantë që përmbante një shumë prej 200 mijë lekësh të reja, dokumente dhe një celular.

Presidenti Safet Gjici ka qenë duke dhënë një intervistë me gazetarët në ambientet e lokalit të tij, te “Ura e Tabakëve”, në ato momente që ka ndodhur ngjarja. Menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin ka urdhëruar që të bëhet  denoncimi në Polici. Tashmë, ngjarja i ka kaluar në llogari organeve përkatëse që po punojnë për kapjen e autorit.
(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm