Çfarë vlerësimi për Ernest Muçin, UEFA: Mbajeni mend këtë emër

Çfarë vlerësimi për Ernest Muçin, UEFA: Mbajeni mend këtë emër

Ernest Muçi

Ernest Muçi padyshim është emri më i lakuar mes legjionarëve në ditët e fundit. Sulmuesi i Legias së Varshavës shkëlqeu me të tijtë në kampionat dhe Conference League, duke bërë që mediet evropiane të përmendin emrin e tij.

Veçse në "gojën e ndërkombëtarëve", Muçi ka marrë sërish një tjetër vlerësim, këtë herë nga UEFA. "Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër", shkruan UEFA në faqen e Conference League.

22-vjeçari i Kombëtares kuqezi e ka nisur mirë sezonin, teksa ka marrë vendin e titullarit te Legia. Në shtatë ndeshjet e këtij sezoni në kampionat, Muçi ka shënuar tre herë, ndërsa katër herë të tjera ka gjetur rrjetën në Conference League. Me kontratë deri në verën e 2025, Muçi është "xhevahiri" i Legias, me tifozët në Varshavë që janë të dashuruar pas lojës së tij.

Postimi i UEFA CL

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit, Uashingtoni heziton

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit, Uashingtoni heziton