Duan të bëhen policë/ Dalin rezultatet e provimit për 500 vendet e lira (Lista me fituesit e fazës së parë)

TIRANE-Me mijëra janë të rinjtë që të ardhmen e shohin në radhët e Policisë së Shtetit për Patrullë të Përgjithshme. Mbi 2000 vetë morën pjesë këtë të mërkurë në testimin me shkrim mbajtur në Pallatin e Kongreseve për t'u pranuar në fazën e parë të rrugës drejt uniformave blu. Testimi zhvillohet në dy faza brenda ditës, të ndara në disa qarqe: Fillimisht qarqet Tiranë, Berat, Durrës e Fier dhe më tej, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korcë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër. Pyetjet ishin me karakter të përgjithshëm dhe testimi u krye nën monitorimin e kamerave. Rezultatet e testit dolën menjëherë. Shqiptarja.com sjell më poshtë rezultatet e provimit.

Hapi i dytë është testimi fizik.Çdo konkurent, në fund të çdo faze konkurimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit". Policia e Shtetit, në datë 3 Korrik, hapi aplikimet për 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme. Thirrjes së Policisë për t’u bërë pjesë e saj iu përgjigjën 2120 të rinj e të reja nga gjithë vendi.

Ndërkohë, vijojnë të jenë të hapura aplikimet deri në datën 15 shtator 2019, për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta në degët Ekonomik, Juridik dhe Teknologji Informacioni dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë, të cilët në përfundim të kursit, do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...