Arsene Wenger ka shfryrë të gjithë inatin e tij, me futbollistin Marouane Chamakh, pasi sulmuesi u bë “gjah” i tabloidëve pak orë pas humbjes së Arsenalit ndaj QPR. Futbollisti maroken e ka gdhirë në një pub londinez, bashkë me shokun e tij Adel Taarabt, që pikërishht kishte shënuar gol ndaj Gunners, ndërsa të dy lojtarët kanë tymosur duhan tipik oriental.

Të pish shisha është plotësisht ligjore në Britani, por për lojtarët kjo është një panoramë e keqe në sytë e të tjerëve. Tekniku Wenger ka kritikuar edhe përpara skuadrës, sulmuesin Chamakh, që me këtë gjest duket se ka suar shpresat e fundit për të mbetur te Arsenal.

Is futbollisti i Bordeaux pritet të largohet nga Emirates në muajin qersor, si pjesë e listës së spastrimit që planifikojnë drejtuesit. Ai ka një pagë të lartë prej 60 mijë Paund në javë, dhe nuk e ka justifikuar aspak në fushë. (rb.sqiptarja.com)