Champions/ Barcelona hakmerret
ndaj Chelsea-t, shkëlqen Messi

Champions/ Barcelona hakmerret<br />ndaj Chelsea-t, shkëlqen Messi<br>
Lionel Messi në versionin e tij më të mirë kualifikon në çerekfinalet e Uefa Champions League, Barcelonën. Blaugranat janë skuadra e fundit që sigurojnë një biletë për në ruandin e 8-të më të mirave të këtij kompeticioni pasi mposhti 3-0 Chelsea-in, për meritë të yllit argjentinas.

Para 3 javësh ishte pikërisht Messi, ai i cili në Stamford Bridge i dhuroi barazimin 1-1 skuadrës së Ernesto Valverdes. Ishte sërish Messi ai që bëri ligjin në Camp Nou me magjitë dhe shpikjet e tij. Pa u mbushur ende 3 minuta lojë, Messi shtangu Courtois nga një pozicion i prirët duke finalizuar një aksion të bukur të Barcelonës.

Në të 20-ën arriti më në fund të zhbllokohej edhe talenti Dembele që mposhti me një goditje të fortë Courtois pas një asisti perfekt të 5-herë fituesit të Topit të Artë, i cili rikuperoi vetë një top në mesfushë dhe më pas vallëzoi mes mbrojtësve të bluve të Londrës për t’i servirur francezit golin e 2-0.

Në fundin e pjesës Chelsea pati disa mundësi të mira për të rihapur sfidën por Kante shpërdoroi përpara Ter Stegenit ndërsa Markos Alonso u ndal nga shtylla. Në momentin më të mirë të skuadrës së Contes në skenë u shfaq sërish Messi, që në minutën e 63-të, shënoi edhe golin e tretë duke vulosur kualifikimin e Barcelonës dhe kapitullimin e Chelsea-it. Miqtë në fund goditën traversën me Rudiger por pa mundur të gjejnë dot qoftë edhe një gol në këtë takim.

Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur