Champions, Bayern shkatërron
Besiktas, Chelsea-Barça pa fitues

Champions, Bayern shkatërron<br />Besiktas, Chelsea-Barça pa fitues<br /><br>
Janë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjet e tjera të Champions League për fazën e 1/8. Bayern Munchen ka shkatërruar me rezultatin 5:0 turqit e Besiktas në "Allianz Arena" në një sfide të dominuar nga gjermanët, por edhe të ndihmuar nga kartoni i kuq i marrë nga lojtari mik Vida.

Pavarësisht epërsisë numerike që prej minutës së 16, Bayern arrin të zhbllokojë shifrat vetëm në limitet e pjesës së parë me anë të Thomas Muller. Me rezultatin 1:0 mbyllet edhe fraksioni i parë i lojës. 

45 minutat e dytë flasin për rekordmenët bavarezë të cilët arrijnë të shënojnë edhe katër herë të tjera me Coman '53, Muller '66, Lewandowski '79. '88. Me këtë rezultat Bayern Munchen është thuajse i kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. 

Në ndeshjen tjetër, Chelsea-Barcelona sfida mbetet e hapur. Barazimi 1:1 në "Stamford Bridge" të Londrës duket se favorizon katalanasit në sfidën e kthimit pas dy jave në Camp Nou. Willian shënoi për vendasin në minutën e 62, por golit të tij iu përgjigj Lionel Messi në minutën e 75.

Rezultati nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Kjo sfidë mbyllet pa fitues në tokën londineze, por në ndeshjen e kthimit Chelsea ose Barcelona do t'i thonë lamtumirë Championsit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron