Champions, City bën poker
zhgënjejnë Dortmund dhe Napoli

Champions, City bën poker<br />zhgënjejnë Dortmund dhe Napoli
Janë luajtur ndeshjet e Champions League këtë të mërkurë, ku shënuan fitore të mëdhenjtë si Manchester City dhe Real Madrid, ndërsa kanë zhgënjyer Borussia Dortmund dhe Napoli.

Cristiano Ronaldo është rikthyer në mënyrën më të mirë në Champions duke udhëhequr Realin në fitoren 3-0 ndaj Apoelit.

Ylli portugez shënoi një dopietë, fillimisht në minutën e 12 pas asistimit të Bejl, dhe më pas realizoi për të dytën herë përmes 11-metërshit në minutën 51.

Një tjetër gol i bukur në këtë ndeshje u shënua nga Serxho Ramos, i cili dërgoi topin në rrjetë përmes një rrofishate në të 61-ën minutë.

“Los Blancos”-it e dominuan tërësisht takimin përballë qipriotëve duke e nisur mirë mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve. 
 
Fitore edhe për Manchester City-n që triumfoi thellë përballë Feynord me golat e Stones (2), Aguero dhe Jesus. 

Zhgënjim për Dortmund dhe Napoli të cilët kanë humbur të transfertë përkatësisht 3:1 dhe 2:1. Gjermanët nuk arritën t'i bëjnë ballë anglezëve të Tottenham, ndërsa edhe italianët u dorëzuan në Kiev përballë vendasve të Shakhtar.

Në ndeshjet e tjera Besiktas mundi Porton 3:1 në transfertë, debutuesit e Leipzig barazuan në shtëpi 1:1 me Monaco, barazim po 1:1 edhe për Maribor-Spartak Moska.

Tottenham – Borussia Dortmund
Ndërkohë në sfidën më të fortë të grupit ishte Tottenham që më në fund theu mallkimin e “Wembley-t” duke mundur Borussia Dortmund me rezultatin 3-1.

Ishte një paraqitje fantastike e djemve të Mauricio Pochettino-s, të cilët gjetën golin Son që në minutën e 4-të.

Borussia kundërpërgjigjet menjëherë me ukrainasin Yarmolenko por më pas vijnë dy supergolat e Harry Kane, i cili është rikthyer të shënojë pas thatësirës së gushtit.

Një fitore shumë e rëndësishme e anglezëve të cilët me sa duket do të luftojnë me Borussia Dortmund për vendin e dytë të Grupit H.

City bën “poker” ndaj Feyenoord
Manchester City e ka nisur Champions League me një fitore bindëse 3-0 të marrë në ndeshjen e parë të Grupit F në shtëpinë e Feyenoord.

Lojtarët e Pep Guardiola e kanë zgjidhur takimin në 25 minutat e para, duke shënuar tre gola. Në fillim ka qenë qendërmbrojtësi John Stones ai që ka zhbllokuar ndeshjen pas vetëm dy minutash lojë me një goditje të saktë me kokë. Tetë minuta më vonë ka ardhur dyfishimi i avantazhit të miqve, të cilët kanë shënuar me Sergio Aguero. Goli i tretë i “Qytetarëve” është realizuar nga braziliani Jesus. Në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli i katërt i miqve, i realizuar përsëri nga Stones, i cili është bërë mbrojtësi i parë i City-it që shënon dy gola në Champions League.

Humbet Napoli
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Shakhtar ka arritur të mundë me rezultatin e 2-1 skuadrën e Napoli-t në shtëpi. Taison ka realizuar golin e parë për vendasit në minutën e 15-të të pjesës së parë, ndërsa Ferreyra ka shënuar golin e dytë në të 53-ën.

“Axurrët” kanë arritur të ngushtojnë diferencat në minutën e 72-të me një penallti të transformuar në gol nga Milik, por nuk kanë arritur të shmangin humbjen.

Ndeshjet e ardhshme të këtij grupi do të luhen më 26 shtator, me Manchester City që do të presë Shakhtar-in në Angli, ndërsa Feyenoord do të udhëtojë drejt Napoli-t.

Sevilla “shtang” Liverpool
Liverpool nuk ka arritur të hakmerret ndaj Sevilla-s, skuadra që i mundi anglezët në finalen e para dy viteve të Europa League.

Spanjollët, në fakt, kanë arritur të largohen me një pikë shumë të çmuar nga “Anfield” në ndeshjen e parë të Grupit E. Ndeshja ka filluar menjëherë keq për vendasit, kanë parë veten në disavantazh pas vetëm pesë minutash lojë. Një gafë e mbrojtjes i ka dhënë mundësinë Ben Yeder të kalojë në avantazh bardhekuqtë.

Reagimi i “Të Kuqve” ka ardhur në minutën e 21-të, kur Firmino ka barazuar rezultatin pas një aksioni të bukur të ekipit. Përmbysja e vendasve është kompletuar në minutën e 37-të me një gol të Salah. Ky moment është shoqëruar me polemika, pasi lojtarët e Sevilla-s kanë protestuar për një faull të shkaktuar nga Salah para realizimit të golit. Tri minuta para fundit të pjesës së parë Liverpool mund të kishte shënuar edhe golin e tretë, por Firmino është treguar i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një gabim ky që i ka kushtuar shtrenjtë ekipit të tij, duke parë se Sevilla ka barazuar takimin në minutën e 72-të me Correa, duke fiksuar shifrat në 2-2. Vendasit e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gomez në minutat e fundit. Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo e luajtur në Slloveni mes Maribor dhe Spartakut të Moskës, është mbyllur në barazim 1-1.

 tabela
(Rezultatet e ndeshjeve të Champions)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool