Bayern Mynih dhe Barcelona siguruan mbrëmë kualifikimin në çerekfinale të Champions League. Gjermanët likujduan pa probleme Chelsea-n me rezultatin 4 me 1 ndërsa në “Camp Nou”, katalanasit shuan ëndrrat e Napolit duke i mposhtur me shifrat 3-1.
Gjithçka u vendos në 45 minutat e para. Për Barçën shënuan Lenglet, Messi dhe Luis Suarez. Lorenco Insigne ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Kështu Barcelona siguron një biletë për në çerekfinale ku gjen Bayern Munich.
Ndërsa gjermanët mposhtën Chelsea-n me golat e Lewnadowskit, Perisic, Tolisso dhe sërish Lewandowski. Ndërsa golin e nderit për BLlutë e Londrës e realizoi Abraham.
Tashmë plotësohen të gjitha skuadrat që do të luajnë në çerekfinale. Manchester City -Lion, PSG-Atalanta, Lajpcig-Atletiko Madrid dhe “finalja e parakohshme” Bayern Mynih-Barcelona.