Mungonin 40 sekonda nga përfundimi i kohës së rregullt i ndeshjes Real Madrid-Juventus dhe arbitri Michael Oliver i dha një penallti Blancos-ve.
Telekamerat e 'El Chiringuito Tv', gjatë protestave të juventinëve për faullin e vërshëllyer kundër Benatia, kanë kapur një skenar të kryer përreth pikës së bardhë të 11-metërshit.
Në video më parë Chiellini dhe më pas Szczesny shihen që shkojnë dhe shkelmojnë copëzën e dheut në pikën e penalltisë, ndërkohë që lojtarët e Real Madridit e rivendosën menjëherë më pas në vend.
Komento