Champions, Interit s'i lejohet humbja ne Dortmund, në fushë edhe Barça,Liverpool e Napoli

Champions, Interit s'i lejohet humbja ne Dortmund, në fushë edhe Barça,Liverpool e Napoli

Nëse do të kalojë në 1/8 e Championsit ,Interi nuk duhet të humbasë sonte ndaj Dortmundit në ndeshjen e katërt në grup duke nisur nga ora 21:00.Asamoah,Gagliardini dhe D’Ambrosio mungojnë. Sensi është në dispozicion por Vecino pritet ta nisë titullar. Për trajnerin Conte kjo përballje është e rëndësishme dhe sqaron:

“Kush pret nga ne që të rrimë në mbrojtje e ka gabim”. Interi e fitoi duelin e parë 2-0 ndërsa ka rekord pozitiv ndaj verdhezinjve. Dortmundi nuk ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions por ndaj zikaltërve i duhen vetëm tre pikët.Goetze do jetë titullar ndërsa në dyshim prej dëmtimit është Marco Reus.

Barcelona pret në 18:55 Slavian e Pragës në “Camp Nou” në ndeshjen tjetër të grupit F. Katalanasit duan fitoren për të hipotekuar kalimin më tej ndërsa trajneri kërkon që ekipi të rikthehet në formën e mirë me treshen sulmuese Dembele-Messi-Griezmann.

Liverpool kampioni në fuqi nuk humbet prej 23 ndeshjesh në shtëpi dhe sonte ndaj Genk përgatitet për një tjetër goleadë por që nuk mund t’i sigurojë gjithsesi kualifikimin. Po në grupin E Napoli pret Salzburg në “San Paolo”. Një fitore e të kaltërve e kombinuar me barazim apo humbje të Genk bën që ekipi i Ancelotti-t të kalojë në 1/8. Në grupin H në Londër përballen kryesueset e grupit Chelsea dhe Ajax ndërsa Valencia pret Lille. Ndërkaq duelet e grupit G janë Zenit-Lajpcig dhe Lyon-Benfica./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron