Champions, ja përse Real 
Madrid është i interesuar të dali i dyti

Champions, ja përse Real <br />Madrid është i interesuar të dali i dyti
Mund të duket paradoksale por Real Madrid është i interesuar për të dalë i dyti në grup në Champions League.

Barazimi me Legian e Varshavës mund të ketë efekte pozitive për spanjollët gjithmonë duke menduar për fazën e ardhshme atë të 1/8 dhe shortin që do hidhet më 12 dhjetor.

Duke përfunduar i dyti në grup Reali i Zidane mund të ketë një short më të lehtë gjithmonë duke marrë të mirëqenë se tre skuadrat e tjera spanjolle Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilja do e mbyllin në vend të parë në grupin e tyre në të njëjtën situatë siç janë edhe tani.

Nëse Barcelona, Atletico dhe Sevilja i mbyllin grupet e tyre në vend të parë do të thotë se City, Bayern Mynih dhe Juventusi do të përfundojnë të dytat në grup dhe Real Madrid do t’i evitonte në fazën tjetër këto superfuqi të futbollit europian.

Normalisht galaktikët në fazën e 1/8 nuk mund të përballen me skuadrat e tjera spanjolle dhe rivalët e mundshëm janë të kalueshëm.

Rivalët e Real Madrid mund të jenë një mes PSG dhe Arsenal të kualifikuar nga grupi A, Napoli, Benfica ose Beshiktash që janë në garë nga grupi B, Monaco, Leverkusen ose Tottenham që janë në garë nga grupi E dhe Leicester,Porto ose Kopenhagen që janë në garë nga grupi G.

Sipas këtij klasifikimi pas javës së katërt të Champions rivali i mundshëm i Real Madrid mund të jetë një mes Arsenalit, Napolit, Monaco ose Leicester.

Ajo që është më e rëndësishmja është se Reali eviton Manchester Cityn, Bayernin dhe Juventusin nëse del i dyti dhe nëse edhe grupet e tjera përfundojnë siç janë për momentin.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike