Champions, Juventus thyen Porton
për '2, Sevilla 2:1 ndaj Leiceste

Champions, Juventus thyen Porton<br />për '2, Sevilla 2:1 ndaj Leiceste
Champions League ka luajtur mbrëmjen e kësaj të mërkure ndeshjet e fundit të takimeve të para për fazën e 1/8.

Juventus dhe Sevilla kanë shënuar fitore përballë rivalëve respektivisht të Portos dhe Leicester City. 

Ndeshjet e kthimit luhen pas dy javësh, kur edhe do të njihemi me skuadrat e kualifikuara në fazën çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm në planet për klube. 

Juventus
Juventus ka arritur të fitojë lehtësisht në Portugali ndaj vendasve të Portos me rezultatin 2:0. 

Kampionët e Italisë arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 72 me anë të talentit Piaca.

Pjesa e parë e mbyllur me rezultatin e bardhë 0:0 prodhoi disa raste për torinezët, të cilët luanin me një lojtar më shumë se vendasit. Alex Telles doli me karton të kuq në të '27, pas dy faulleve të njëpasnjëshme.

Momenti më i mirë për ekipin e Allegrit ishte ai i Dybalas i cili përmes një gjuatje në hyrje të zonës tronditi shtyllën në minutën e '44. 

Ndërsa pjesa e dytë është tjetër histori dhe Juventus nuk toleron aspak, por shfrytëzon epërsinë numerike dhe shënon dy gola në 2 minuta. 

Pas golit të Piacës i cili i dha avantazhin Juves, ishte ish-mbrojtësi i Barcelonës Dani Alvesh ai i cili dyfishon rezultatin në 2:0. 

Me këtë rezultat Juventus hedh një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions League. 



Spanjë
Sevilla-Leicester City ishte gjithashtu një ndeshje mjaft interesante.

Dy golave të spanjollëve me anë të Sarabia '26 dhe Correa '62, anglezët iu përgjigjën me Jamie Vardy në minutën e 73, duke i çuar shifrat në 2:1. 

Rezultati nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. 

Kjo fitore e ngushtë e "Andaluzëve" e lë të hapur kualifikimin në takimin e kthimit pas dy javësh në Angli. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit