Champions League është në ditën e fundit me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8-ave. Një biletë për në fazën çerekfinale e ka siguruar Dortmundi, që mposhti 2-0 PSV Eindhoven në Gjermani. Në Spanjë Atletico Madrid mposhti 2-1 Interin në 90 minuta, me ndeshjen që shkoi në shtesë pasi zikaltërit fituan 1-0 ndeshjen e parë.
Në "Iduna Park", Dortmundi fitoi 2-0 me PSV-në. Sancho në minutën e tretë dhe Reus në 90+5 i dhanë verdhezinjve biletën mes tetë skuadrave më të mira të Evropës. Ndeshja e parë në Holandë ishte mbyllur 1-1.
Në "Metropolitano", Atletico Madrid mundi 2-1 Interin në 90 minuta. Dueli shkon me shtesë pasi zikaltërit fituan 1-0 ndeshjen e parë. Dimarco zhbllokoi shifrat këtë të mërkurë për Interin në të 33 minutë, teksa Griezmann shënoi golin e ekuilibrit vetëm dy minuta më vonë. Barella dhe Thuram patën mundësi për Interin në 45 minutat e dyta, teksa ishte Depay i sapofutur që shënoi për madrilenët. Rezultati 2-1 e dërgon ndeshjen në shtesë.
Skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale: Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, PSG, Barcelona, Arsenal, Dortmund
Shorti për të mësuar katër çiftet çerekfinaliste do hidhet të premte në orën 12:00 në selinë e UEFA-s në Nyon.
Champions League, faza 1/8:
E martë, 12 mars 2024
Arsenal 1-0 Porto (0-1) Arsenali kaloi pas penalltive
Barcelona 3-1 Napoli (1-1)
E mërkurë, 13 mars 2024
Atletico Madrid 2-1 Inter (0-1) Ndeshja shkon me shtesë
Dortmund 2-0 PSV (1-1)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53
-
Milan dhe Inter ofertë zyrtare për të blerë 'San Siron', pritet stadium i ri
12 Mars, 15:48
-
PSG i eliminoi, sheikët kërkojnë t'i marrin Liverpoolit edhe kapitenin! Zhvillohet takimi i parë
12 Mars, 15:00
-
Inzaghi: Për këtë që bën, ky Inter nuk merr sa duhet lëvdata! Bayern? I njoh mirë, më vjen keq për Asllanin
12 Mars, 12:46
-
Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico - Real Madrid! Arsenali i kualifikuar, shpreson Dortmundi
12 Mars, 10:55
-
VIDEO/ Turpëroi Salah dhe i dha 'një dorë' PSG-së drejt kualifikimit, paraqitja e Nuno Mendes nuk duhet humbur
12 Mars, 09:27
-
Champions League/ Mësohet çerekfinalja e parë, Interi gjen Bayern Munich! Më tej Barcelona, PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive
11 Mars, 22:51