Champions League mbylli këtë të mërkurë raundin e shtatë në fazën e ligës. Bayern Munich fitoi 2-0 kundër Royale Union duke marrë të drejtën për në fazën e 1/8-ave si skuadra e dytë pas Arsenalit. Tri pikë me shumë peshë edhe për Liverpoolin, Chelsean, Juventusin, Barcelonën apo Newcastle. Dështim për Atletico Madridin në Stamboll.
Në Gjermani, Bayern Munich mposhti 2-0 belgët e Royale Union SG falë dopietës së Harry Kane në pjesën e dytë, për të marrë një biletë për në fazën e 1/8-ave.
Në Londër, një gol i Moises Caicedos në minutën e 78-të i dha tri pikë me vlerë Chelseat kundër debutuesve të Pafos. Në ‘Velodrome’ vendasit e Marseille u mposhtën 0-3 nga Liverpooli me golat e Szoboszlai, autogolin e Rullit dhe Gakpo.
Në Torino ishte Juventusi që mposhti 2-0 Benfican me golat e Thuram dhe McKennie duke siguruar të paktën fazën play-off, ndërsa matematikisht është në garë për në fazën e 1/8-ave pasi në raundin e fundit luan kundër Monacos në Principatë.
Barcelona përmbysi 2-4 Slavian në Pragë. Kusej kaloi çekët në avantazh, para se Fermin me dopietë të rikthente katalanasit në avantazhin e përkohshëm. Në fundin e pjesës së parë autogoli i Lewandowskit vendosi ekuilibrat në 2-2. Olmo dhe Lewandowski shënuan dy gola të tjerë për Barçën në fraksionin e dytë.
Ndeshjet e fundit të fazës së ligës, të vlefshme për raundin e tetë do luhen më 28 janar në orën 21:00 dhe në to do mësohen tetë ekipet e kualifikuara në fazën e 1/8-ave, 16 skuadrat që do garojnë në play-off dhe 12 skuadrat e eliminuara (Eintracht, Slavia e Pragës, Villarreal dhe Kairat Almaty janë jashtë zyrtarisht).
Champions League, raundi i shtatë i fazës së ligës:
E mërkurë, 21 janar 2026
18:45
Galatasaray 1-1 Atletico Madrid
Qarabag 3-2 Eintracht Frankfurt
21:00
Atalanta 2-3 Athletic Bilbao
Bayern Munich 2-0 Royal Union SG
Chelsea 1-0 Pafos
Juventus 2-0 Benfica
Marseille 0-3 Liverpool
Newcastle 3-0 PSV
Slavia e Pragës 2-4 Barcelona
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
53.9%
-
Jo
41.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.5%
Vota total: 5812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bodo Glimt, një udhëtim për në Winterfell! Pse një qytet me 50 mijë banorë frikëson Evropën e futbollit?
18 Shkurt, 11:58
-
Champions League/ Juventusi 'gallatë' në Stamboll, turpërohet me pesë gola! Reali fiton mes racizmit, skuqet Mourinho! Fitojnë PSG e Dortmund
18 Shkurt, 09:13
-
Juventus me mendjen te derbi, Galatasaray e turpëron në Champions! Përmbysja utopike
17 Shkurt, 20:59
-
'Kërcënuan fizikisht arbitrin La Penna në derbi', dënohen nga drejtësia sportive drejtuesit e Juventusit
17 Shkurt, 14:18
-
Sonte natë e madhe Champions-i, Juventus kthehet në 'vendin e krimit'! Benfica-Real Madrid, Mourinho: Dua ti eliminoj me çdo kusht
17 Shkurt, 12:13
-
Befasi e madhe në derbin e Katalonjës, Girona përmbys Barcelonën! Të besuarit e Flick humbasin kreun (VIDEO)
17 Shkurt, 11:02
-
Giuseppe Marotta në kundërsulm, presidenti i Interit: Gjesti i Bastonit ishte i gabuar, Juventusi fitoi 70 milionë euro përmes simulimit
16 Shkurt, 15:56
-
I kuqi në Inter - Juve s'ka fund, Roberto Saviano: Për sa kohë të jetë Marotta, futbolli në Itali do ketë manipulime! Chiellini e di si funksionon me të
16 Shkurt, 10:16
-
Skandali me kartonin e kuq në Inter - Juve, Rocchi e pranon: Një gabim i qartë! Bastoni? Të gjithë duan të na mashtrojnë
15 Shkurt, 13:03
-
GOLAT/ Interi fiton 3-2 kundër Juventusit dhe mbetet në krye të Serie A, ‘Zonja e Vjetër’ ndihet e vjedhur nga arbitri! Spalletti përplaset me gjyqtarin
14 Shkurt, 22:44
-
Statistikat/ Sot Derbi i Italisë, Juventusi dominon përballjet kundër Interit! Chivu sfidon për herë të parë 'maestro' Spallettin
14 Shkurt, 12:42
-
GOLAT/ Luka Modric i jep tri pikë Milanit, kuqezinjtë fitojnë 1-2 në Pisa! Sot derbi Inter - Juve në Serie A
14 Shkurt, 09:13