Champions League/ City - Inter dhe Milan - Liverpool, ndeshjet e para të formatit të ri në tre ditë! Kalendari i plotë

Champions League/ City - Inter dhe Milan - Liverpool, ndeshjet e para të formatit të ri në tre ditë! Kalendari i plotë

Trofeu i Champions League

UEFA ka bërë me dije edhe kalendarin e plotë të fazës së parë për ndeshjet e Champions League. Duke nisur nga e marta e 17 shtatorit skuadrat do zbresin në fushë jo në grupe si vite më parë, por me 36 ekipe që do bëjnë një garë të përbashkët dhe në bazë të pikëve do vendoset edhe renditja e përgjithshme.

Për të 36 ekipet do jetë një renditje e vetme nga vendi i parë në të 36 ku kualifikohen direkt në 1/8 nga vendi i parë deri tek i 8. Nga vendi i 9 në të 24 shkojnë në play-off, ndërsa nga vendi i 25 deri në të 36 eliminohen pa patur mundësi të shkojnë në Europa League.

Tanimë është mësuar edhe kalendari me datat dhe oraret e sakta, teksa raundi i parë i ndeshjeve luhet në tre ditë, nga 17-19 shtator. Të gjitha ndeshjet do luhen në 21:00, veç atyre që janë përcaktuar në orar tjetër. Në përballjet e para spikat Milan - Liverpool dhe Man. City - Inter, teksa Juventus luan në shtëpi me PSV Eindhoven.

Për t'u përmendur se secila skuadër do ketë tetë ndeshje për të luajtur, katër brenda fushe dhe katër jashtë fushe, me kundërshtar jo të njëjtë.

E martë 17 shtator
Young Boys vs Aston Villa (18:45)
Juventus vs PSV Eindhoven (18:45)
AC Milan vs Liverpool
Bayern München vs GNK Dinamo
Real Madrid vs Stuttgart
Sporting CP vs LOSC Lille

E mërkurë 18 shtator
Sparta Praha vs Salzburg (18:45)
Bologna vs Shakhtar Donetsk (18:45)
Celtic vs Slovan Bratislava
Club Brugge vs Borussia Dortmund
Manchester City vs Inter
Paris Saint-Germain vs Girona

E enjte 19 shtator
Feyenoord vs Bayer Leverkusen (18:45)
Crvena Zvezda vs Benfica (18:45)
Monaco vs Barcelona
Atalanta vs Arsenal
Atlético de Madrid vs Leipzig
Brest vs Sturm Graz

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.DH/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes