Seozni i ri i kompeticionit më të rëndëishsmë europian, Uefa Champions League, do të nisë sonte me sfida që premtojnë spektakël që në start. Padiskutim ndeshja për të mos u humbur është Paris SG-Juventus në orën 21:00, me francezët që e nisin si një nga pretendentët kryesorë për marrjen e trofeut me vëshë të mëdhenj. Deri më tani duket se trajneri Gatlier i ka futur në shina Messi-n, Neymar dhe Mbappe, ndërsa Juventus për këtë ndeshje të parë do vuajë mungesat e Pogba-s, Di Marias dhe Chiesa-s, ndërsa edhe Bonucci s’është në formë. Allegri e ka cilësuar Paris SG si kundërshtarin më të fortë të mundshëm dhe pretendentin kryesor për trofeun.
Sfida tjetër e këtij grupi do jetë mes Benfica-s dhe Maccabi Haiffa-s.
Nis sonte rrugëtimin edhe skuadra kampione e Seria A, Milan, që do ketë një transfertë në Austri kundër Salzburg. ‘Djallit’ i nevojitën 3 pikët për të mos patur probleme në kalimin e grupit, ndërsa Pioli duhet t’ia dalë pa Rebic, Krunic dhe Florenzi. Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet në Zagreb në orën 18:45 mes Dinamos dhe Chelsea-s. Sipas mediave angleze sulmuesi shqiptar i londinezëve Armando Broja pritet ta nisë si titullarë këtë 90 minutësh.
Në orën 21:00 do jetë edhe rradha e kampionëve në fuqi të Europës, Real Madrid, për të zbritur në fushë. ‘galaktikët’ sfidohen nga Celtic në Skoci. Po për këtë grup Leipzig pret në Gjermani ukrainasit e Shkahtar Donetsk.
Në grupin G Manchester City, një tjetër pretendent, përballet me Sevillia-n në Spanjë, ndërsa Dortmund pret Copenhagen.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Me Atalantën e vështirë', Flick: Zgjedh titullin para Championsit
29 Janar, 14:58
-
Berat Gjimshiti 'kërcënon' Barcelonën: S'i trembemi, do i vendosim në vështirësi
29 Janar, 12:36
-
VIDEO/ Kundërshtar në Champions League, futbollisti i Barçës nuk njeh trajnerin: Gasperini? Cili është ky?
29 Janar, 09:26
-
Champions League/ Sot 18 ndeshjet në një orar, duelet e fundit në grup vendosin fatet e klubeve! Man. City rrezikon eliminimin
29 Janar, 08:36
-
Al Nassr bashkon Vlahovic me Ronaldon? Sulmuesi i Juventusit i kthen përgjigje arabëve
28 Janar, 14:05
-
Milani bën ofertë për Gimenez, Feyenoord e quan fyese
28 Janar, 13:21
-
Zyrtare/ Juventusi i thotë lamtumirë Danilos, prezanton mbrojtësin e Chelsea
28 Janar, 09:40
-
Bien sirenat e para për largimin e Mottas nga Juventusi, "L'Equipe": Kanë kontaktuar Xavin!
27 Janar, 16:28
-
GOLAT/ Interi i shënon 'poker' Lecces dhe ndjek Napolin kryesues, Milan e Roma fitojnë me përmbysje e sherr! Fiorentina sukses në kryeqytet
26 Janar, 15:36
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
GOLAT/ Liverpool bën detyrën, Arsenali fiton në udhëtim! Man. City përmbys 3-1 Chelsean dhe 'shkelmon' krizën
25 Janar, 18:37
-
GOLAT/ Napoli përmbys 2-1 Juventusin dhe mban kreun e Serie A! Atalanta fiton pas katër ndeshjeve, i falet Reteguit
25 Janar, 17:27