Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, mbylli mbrëmjen e të mërkurës katër ndeshjet e mbetura të aktit të parë për fazën play-off. Bodo/Glimt bëri sërish surprizën në shtëpi duke mposhtur 3-1 Interin, ndërsa Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 kundër Club Brugge në Belgjikë. Leverkusen fitoi 0-2 në Athinë kundër Olympiacos, ndërsa Newcastle nuk u përmbajt duke fituar 1-6 në fushën e Qarabag.
Në ‘Aspmyra Arena’ të Norvegjisë, vendasit e Bodo/Glimt treguan se janë një realitet në futbollin evropian duke mposhtur 3-1 edhe Interin. Bodo kaloi në epërsi pas 20 minutash lojë me golin e Fet, pas asistit të Hogh. Më pas Esposito barazoi shifrat brenda pjesës së parë në 1-1, por vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me Hauge dhe Hogh në fraksionin e dytë të ndeshjes, duke pasur dy gola avantazh në ndeshjen e kthimit që luhet pas gjashtë ditësh në Milano.
Në Baku, vendasit e Qarabag u mposhtën 1-6 nga Newcastle. Anglezët shënuan pesë gola në pjesën e parë. Katër herë gjeti rrjetën Anthony Gordon dhe një herë Thiaw, ndërsa në fraksionin e dytë vendasit shkurtuan me Cafarquiyev, para se Murphy me një supergol të shënonte edhe të gjashtin për Newcastle që duket me një këmbë në fazën e radhës.
Dramë në Belgjikë ku Club Brugge dhe Atletico Madridi barazuan 3-3. Ishin spanjollën që shënuan dy herë brenda pjesës së parë me Alvarez dhe Lookman, por Brugge barazoi me Onyedika dhe Tresoldi. Sërish Atl. Madridi kaloi në epërsi me autogolin e Ordonez, por belgët barazuan 3-3 vetëm një minutë para fundit me golin e Tzolis duke lënë gjithçka të hapur për në sfidën e kthimit.
Në ‘Kairaskakis’, Olympiacos u mposht 0-2 nga Bayer Leverkusen. Për gjermanët të dy golat i shënoi Patrik Schick në minutat 60 dhe 63.
Katër ndeshjet e kthimit mes këtyre çifteve do zhvillohen më 24 shkurt.
Champions League, faza play-off - ndeshjet e para:
E mërkurë, 18 shkurt 2026
18:45
Qarabag 1-6 Newcastle
21:00
Bodo/Glimt 3-1 Inter
Club Brugge 3-3 Atletico Madrid
Olympiacos 0-2 Bayer Leverkusen
E martë, 17 shkurt 2026
Galatasaray 5-2 Juventus
Benfica 0-1 Real Madrid
Dortmund 2-0 Atalanta
Monaco 2-3 PSG
*Ndeshjet e kthimit luhen më 24 dhe 25 shkurt
Komente





