"Champions League", Juventus e
Dortmund bëjnë detyrën, Real 5 gola

Dortmund bëjnë detyrën, Real 5 gola">
Janë luajtur ndeshjet e Champions League për grupet E, F, G dhe H. Në takimet e zhvilluara mbrëjmen e kësaj të marte, nuk ka pasur surpriza, ndërsa kanë rënë në sy fitoret në transfertë të Juventus dhe Borussia Dortmund si dhe triumfi me 5 gola i Real Madrid ndaj modestëve të Legia e Varshavës. 

Kampionët e italisë dhe nënkampionët e gjermanisë shënuan fitore jashtë fushe, duke bërë detyrën. Bardhezinjtë fituan ndaj Lyon minimalisht 1:0 edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 54', pas daljes me karton të kuq të Lemina. Me këtë fitore, Juventus merr vendin e parë me 7 pikë në grupin H, e ndjekur nga Sevilja po me 7 pikë. Goli për torinezët u shënua nga Juan Cuadrado në minutën e 76' të takimit.  

Gjermanët e Dortmund, pasi ndalën Real Madrid 2:2 tre javë më parë, kthehen te fitorja në transfertën 1:2 përballë Sportingut të Lisbonës. Vendimtar për verdhezinjtë ishin golat e Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 9' dhe Julian Weigl në të 43'-ën. Goli për portugezët u shënua në minutën e 67' nga Bruno Cesar. Fitore bindëse 5:1 ishte ajo e Real Madrid ndaj Legia-s. Golat u shënuan nga Gareth Bale në minutën e 20', Tomasz Jodlowiec, autogol në të 22'-ën, Marco Asensio në 52', Lucas Vazquez në minutën e 61' dhe Alvaro Morata shënon golin e 5-të në minutën e 85'. Goli i vetëm për polakët ishte ai i Miroslav Radoviç në minutën e 22 nga pika e bardhë e penalltisë. 

Dortmund dhe Real kryesojnë grupin F me 7 pikë, duke lënë pas me 3 pikë portugezët.  

Fitore kanë shënuar edhe kampionët e Anglisë, Leicester City ndaj Kopenhagen. Anglezët kryesojnë grupin G me pikë të plota, 9-të. Ndërsa në grupin E, Bayer Leverkusen dhe Tottenham janë ndarë në paqe 0-0, ndërsa CSKA Moscow dhe Monaco nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat