Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara

Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara

McKennie pas golit me Juventusin

Champions League mbylli të mërkurën ditën e gjashtë në ndeshjet e fazës së ligës, aty ku nuk munguan surprizat. Pas këtyre ndeshjeve zyrtarisht më tej janë Liverpool dhe Barcelona, ndërsa të eliminuara me zero pikë janë Leipzig, Young Boys dhe Slovan Bratislava.

Në Torino, Juventusi fitoi 2-0 kundër Manchester Cityt dhe konfirmoi krizën e djemve të Pep Guardiolës. Vlahovic dhe McKennie në pjesën e dytë  vendosën ndeshjen dhe bëjnë që ‘Zonja’ në dy ndeshjet e radhës të jetë në garë për vendin e tetë që të kalon direkt në 1/8. Nga ana tjetër Manchester City me tetë pikë ka thuajse zero shanse që të kalojë direkt me dy ndeshjet e mbetura.

Në ‘Iduna Park’ tifozët panë spektakël të vërtetë futbollit, me vendasit e Dortmund që paçka një loje të mirë u mposhtën 2-3 nga Barcelona. Golat e Raphinhas dhe dopieta e Ferran Torres bënë që katalanasit të kalojnë më tej. Ndërkohë dopieta e Guirassy vetëm sa barazoi dy herë rezultatin momental për vendasit.

Në ‘Emirates’ Arsenal nuk e kurseu Monacon dhe fitoi 3-0. Saka me dygolësh dhe Havertz ishin autorët e golave, ndërsa ‘Topçinjtë’ mbajnë vendin e tretë dhe janë me një këmbë në 1/8.

Në ‘San Siro’ Milani mposhti 2-1 Crvena zvezdën, jo aq lehtë sa ishte parashikuar në letër. Leao dhe Abraham shënuan për vendasit, ndërsa momentalisht për serbët barazoi Radonjic.

Tri pikë edhe për Atl. Madrid, Lille, Feyenoord dhe Stuttgart. Ndërkohë te Sparta e Pragës që humbi 4-2 me Feyenoord, një nga golat e shënoi sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani. 22 minuta në pjesën e dytë luajti Qazim Laçi, ndërsa 13' Ermal Krasniqi për çekët.

Tetë vendet e para që për momentin janë në 1/8 edhe pse ende duhen dy ndeshje për t’u luajtur janë: Liverpool, Barcelona, Arsenal, Leverkusen, Aston Villa, Inter, Brest dhe Lille.

Champions League, raundi 6-të:

E mërkurë, 11 dhjetor 2024

18:45

Atletico Madrid 3-1 Slovan Bratislava

Lille 3-2 Sturm Graz

21:00

Milan 2-1 Crvena zvezda

Arsenal 3-0 Monaco

Benfica 0-0 Bologna

Dortmund 2-3 Barcelona

Feyenoord 4-2 Sparta Prague

Juventus 2-0 Manchester City

Stuttgart 5-1 Young Boys

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Historike në Champions League, dy baballarët trajnerë futën në lojë djemtë e tyre


Ndeshje e veçantë në Champions League. Atletico Madrid fitoi 3-1 ndaj Slovan Bratislavës, ndërsa në stol dy baballarët trajnera futën në fushë djemtë e tyre.

21-vjeçari Giuliano Simeone, djali i trajnerit Diego, ka luajtur nga minuta e parë për Atletico Madridin. Për miqtë luajti Vladimir Weiss Jr, djali i trajnerit me të njëjtin emër të Slovan Bratislavës.

Ora 10:05
Thiago Motta pas fitores kundër Man.Cityt: Këtë punë e bëjmë për emocione të tilla


Juventusi ia doli të mposhtte 2-0 Manchester Cityn në xhiron e gjashtë të ndeshjeve të ligës në Champions League. Bardhezinjtë siguruan tri pikë të vlefshme për t'u afruar me zonën që të dërgon direkt në 1/8, ndërsa Man. City në dhjetë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore dhe po kalon një krizë reale.

Pas ndeshjes për mediet foli Thiago Motta, trajneri i Juventusit. Ai tha se bëjnë punën e trajnerit për emocione të tilla.

"Tani vjen pjesa më e bukur. Një fitore e merituar. Luajtëm me shumë shpirt, por gjithashtu me edhe me mendje dhe me dëshirën për t’i bërë gjërat mirë dhe në mënyrën e duhur. McKennie mund të bëjë gjithçka. Ne e bëjmë këtë punë për të përjetuar emocione si ato që përjetuam sot", tha Motta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë

Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë