Champions League/ Barcelona turpërohet, Monaco e mposht 2-1! Raya bën heroin, Atalanta 0-0 Arsenal! Tri pikë për Leverkusen e Atl. Madrid

Champions League ka mbyllur ditën e tretë dhe të fundit për raundin e parë. Surpriza këtë të enjte, me Barcelonën që u mposht 2-1 në Monaco. Tri pikë për Leverkusen, Benficën, Atl. Madridin dhe Brestin. Ndërkohë Atalanta dhe Arsenal barazuan 0-0.

Në "De Kuip" të Rotterdamit vendasit e Feyenoord u shpërfyturuan 0-4 nga Bayer Leverkusen. Me Granit Xhakën titullar "Aspirinat" shënuan katër herë në pjesën e parë. Wirtz me dopietë në minutat 5 dhe 36-të, Grimaldo në të 30' dhe autogoli i Uellenreuther i dhanë suksesin djemve të Xabi Alonsos që treguan një futboll sulmues.

Në "Luigji 2" në Principatë, Monaco fitoi 2-1 kundër Barcelonës. Katalanasit mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën e 11-të. Një pasim i gabuar nga Marc ter Stegen bëri që Garcia të ndërhynte keq dhe të dilte me karton të kuq. Avantazhi numerik favorizoi vendasit që shënuan në minutën e 16-të me Akliouche, para se Lamine Yamal të barazonte ndeshjen në pjesën e parë. Duhej goli i Ilenikhena në pjesën e dytë që Monaco të merrte sërish epërisë dhe tri pikët.

Në Madrid, Atletico fitoi 2-1 kundër RB Leipzig. Gjermanët shënuan pas katër minutave lojë me Sesko, para se Griezmann të barazonte në pjesën e parë. Vetëm në minutën e 90-të Gimenez shënoi golin e fitores për djemtë e Simeones.

Në Bergamo, Atalanta barazoi 0-0 kundër Arsenalit. Te vendasit Gjimshiti luajti 90 minuta. Minuta e 51 ishte deçizive në këtë duel, me portierin Raya të Arsenalit që bëri heroin duke ndalur dy herë Retegiun nga penalltia. Edhe pse e bllokoi goditjen e parë, topi i kthyer shkoi sërish te Retegui që nuk mundi të shënonte pasi gardiani bëri detyrën.

Në Francë, Brest mori një fitore historike 2-1 kundër Sturm Graz. Magnetti dhe Sima shënuan për vendasit, ndërkohë që përkohësisht austriakët barazuan me autogolin e Fernandes.

Skandal në Beograd. Në ndeshjen e Champions League Crvena zvezda 1-2 Benfica, tifozët serbë kanë shpalosur sërish hartën e Kosovës nën flamurin e Serbisë. Me UEFA që nuk ka marrë masa për të ndalur ndeshjen dhe larguar banerin provokues, tifozët serbë vijojnë të "luajnë hartash" dhe të mos ndëshkohen. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, ndërkohë që pritet një ankesë e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.

Champions League, raundi 1:

E enjte, 19 shtator 2024

18:45

Crvena zvezda 1-2 Benfica

Feyenoord 0-4 Bayer Leverkusen

21:00

Atalanta 0-0 Arsenal

Atl. Madrid 2-1 RB Leipzig

Brest 2-1 Sturm Graz

Monaco 2-1 Barcelona

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:51
Brest shënon golin historik në Champions League


Brest i Francës barazoi 1-1 kundër Sturm Graz në pjesën e parë të ndeshjes në Champions League. Dueli u zhbllokua nga vendasit në minutën e 23-të, me autor të golit Magnetti. Ky ishte goli i parë i shënuar nga francezët në historinë e tyre të pjesëmarrjes në Champions League.

Ora 21:34
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League


Lamine Yamal është futur në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monacos në Champions League. Sulmuesi i Barcelonës i lindur në vitin 2007 është bërë lojtari i parë që ka luajtur 11 ndeshje të Ligës së Kampionëve para moshës 18-vjeçare, duke kaluar Youri Tielemans, Jude Bellingham dhe Uarren Zaïre-Emery (10 secili).

Ora 21:01
Skandali/ Loja me kufijtë rikthehet në Champions League, në Beograd harta e Kosovës me flamurin serb


Skandal në Beograd. Në ndeshjen e Champions League Crvena zvezda 1-2 Benfica, tifozët serbë kanë shpalosur sërish hartën e Kosovës nën flamurin e Serbisë.

Me UEFA që nuk ka marrë masa për të ndalur ndeshjen dhe larguar banerin provokues, tifozët serbë vijojnë të "luajnë hartash" dhe të mos ndëshkohen. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, ndërkohë që pritet një ankesë e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.

S.DH/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim