Këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 21:00, Champions League do zhvillojë raundin e fundit të fazës së ligës, ku do mësohen zyrtarisht tetë skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave, 16 skuadrat që do garojnë në play-off për një vend në fazën e radhës dhe 12 skuadrat e eliminuara.
Për momentin, zyrtarisht vetëm Arsenali dhe Bayern Munich e kanë siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa të eliminuara dhe pa objektiva janë ekipet e Frankfurtit, Slavias së Pragës, Villarrealit dhe Kairat Almaty, që mbajnë vendet e fundit.
Disa emra 'big' si Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid, Inter, Juve apo Dortmund, kanë siguruar fazën play-off, por kërkojnë tri pikët që do i fusnin brenda tetëshes më të mirë, çka do thoshte kalim direkt në fazën e 1/8-ave. Megjithatë asgjë nuk është e lehtë dhe renditja mund të ndryshojë në kohë reale me nisjen e takimeve.
Këtë mbrëmje do luhen sfida si: Benfica - Real Madrid, Barcelona - Copenhagen, Dortmund - Inter, Monaco - Juventus, PSG - Newcastle dhe Napoli - Chelsea. Të gjitha klubet kanë objektiva të ndryshme, ndërsa Napoli i cili për momentin ndodhet në vendin e 25-të (i eliminuar) ka një detyrë të vështirë në 'Maradona' kundër Chelseat. 'Blutë' e Londrës kërkojnë pikët për mos dalë nga tetë vendet e para, andaj kjo sfidë është si një finale dhe italianët e Contes rrezikojnë eliminimin.
Edhe për Interin, Juventusin, Atalantën, Barcelonën dhe Manchester Cityn vlejnë tri pikë, andaj duelet e sotme janë plot llogari dhe nuk ka vend për gabime.
Champions League, raundi i 8-të i fazës së ligës (i fundit):
E mërkurë, 28 janar 2026 - 21:00
Arsenal - Kairat Almaty
Athletic Bilbao - Sporting Lisbone
Atletico Madrid - Bodo/Glimt
Barcelona - FC Copenhagen
Bayer Leverkusen - Villarreal
Benfica - Real Madrid
Dortmund - Inter
Eintracht Frankfurt - Tottenham
Liverpool - Qarabag
Manchester City - Galatasaray
Monaco - Juventus
Napoli - Chelsea
Pafos - Slavia e Pragës
PSG - Newcastle
PSV - Bayern Munich
Royale Union SG - Atalanta
Renditja:
Faza e ligës 2025-26 në Champions League përfundon sot në mbrëmje me 18 ndeshjet e fundit, ndërsa ekipet luftojnë për një vend në fazat eliminatore. Tetë ekipet e para pas ndeshjeve të sotme kalojnë automatikisht në raundin e 1/8-ave, ndërsa ato të renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të përballen në raundin play-off.
Kur është shorti i play-off-it të fazës eliminatore të Champions League?
Shorti për play-off do të zhvillohet të premten, më 30 janar 2026, në Nyon, Zvicër. Goglat do fillojnë të rrotullohen nga ora 12:00. Ekipet nga i njëjti shtet dhe ekipet që kanë luajtur me njëra-tjetrën në fazën e ligës mund të përballen në këtë fazë.
Kur do zhvillohen ndeshjet e fazës eliminatore play-off?
Raundi i eliminatoreve do të jetë me dy ndeshje, me ndeshjet e para të planifikuara për më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 24 dhe 25 shkurt.
Është një ditë e ngjeshur në Napoli para ndeshjes kundër Chelseat, e cila luhet sot në orën 21:00 në 'Maradona'. Në raundin e fundit të fazës së ligës, Antonio Conte po përballet me të kaluarën e tij në një përpjekje për t'u rikthyer në 24 vendet e para dhe për të arritur në play-off.
Përgatitja e sfidës nuk ka filluar mirë pas asaj që ndodhi të martën në mbrëmje, kur dy tifozë anglezë u plagosën në Napoli. U desh trajtim spitalor, siç njoftoi Chelsea në një deklaratë zyrtare.
"Klubi është në dijeni të incidentit që ndodhi të martën në mbrëmje në Napoli ", thuhet në deklaratën e klubit. "Dy tifozë janë shtruar në spital me lëndime të lehta. Klubi dëshiron t'u kujtojë të gjithë tifozëve të tregojnë kujdes të madh ndërsa janë në qytet dhe të ndjekin rekomandimet e dhëna përpara ndeshjes."
Deklarata thekson se lëndimet e dy tifozëve nuk janë kërcënuese për jetën, por ende nuk ka konfirmim ose rindërtim të asaj që ndodhi.
Do të ketë afërsisht 2.500 tifozë të Chelseat në Napoli dhe klubi u ka kujtuar tifozëve rekomandimet e udhëtimit për ndeshjen jashtë fushe si: mos ecni nëpër qytet dhe shmangni veshjen e ngjyrave të klubit ose emblemave që i identifikojnë ata si tifozë të Chelseat. Tifozët miq u kërkohet të mblidhen në zona të caktuara për të arritur në stadium me autobus nën shoqërimin e policisë.
Komente





