Këtë të mërkurë duke nisur nga ora 21:00 Champions League zhvilloi 18 ndeshjet e fundit (raundi i tetë) në fazën e ligës. Humbja 4-2 e Real Madridit nga Benfica në Portugali, ka bërë që ‘Galaktikët’ mos jenë në tetë vendet e para që siguruan kalimin direkt në fazën e 1/8-ave. Madrilenët do garojnë nga faza play-off, ashtu si kampionët në fuqi të PSG-së, apo Interi, Juventusi, Atalanta dhe Atletico Madridi.

Arsenali me tetë fitore e mbyll në krye me 24 pikë të plota, ndjekur nga Bayern Munich. Së bashku me ta edhe Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbone dhe Manchester City siguruan një biletë për në fazën e 1/8-ave.

Ndërkohë që Interi, paçka fitores 0-2 në Dortmund nuk mundi dot të kalojë direkt, por do garojë në play-off si Real Madrid, PSG, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Leverkusen, Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica. Këto skuadra u renditën nga vendi 9 në 24.

Ndërkohë Napoli pas humbjes 2-3 kundër Chelseat në ‘Maradona’ është eliminuar. Bashkë me ekipin e Contes jashtë janë edhe Marseille, Pafos, Union Saint-Giroise, PSV, Athletic Bilbao, FC Copenhagen, Ajax, Frankfurt, Slavia e Pragës, Villarreal dhe Kairat Almaty.

Shorti për të përcaktuar fazën play-off

Shorti për play-off do të zhvillohet të premten, më 30 janar 2026, në Nyon, Zvicër. Goglat do fillojnë të rrotullohen nga ora 12:00. Ekipet nga i njëjti shtet dhe ekipet që kanë luajtur me njëra-tjetrën në fazën e ligës nuk do përballen në këtë fazë.

Kur do zhvillohen ndeshjet e fazës eliminatore play-off?

Raundi i eliminatoreve do të jetë me dy ndeshje, me ndeshjet e para të planifikuara për më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 24 dhe 25 shkurt.

Verdiktet e plota pas tetë ndeshjeve në fazën e ligës të Champions League:

Skuadrat që kalojnë direkt në fazën e 1/8-ave: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbone dhe Manchester City

Skuadrat që do garojnë në play-off: Real Madrid, Inter, PSG, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Leverkusen, Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt, Benfica

Skuadrat e eliminuara: Marseille, Pafos, Union Saint-Giroise, PSV, Athletic Bilbao, Napoli, FC Copenhagen, Ajax, Frankfurt, Slavia e Pragës, Villarreal dhe Kairat Almaty.

Champions League, raundi i 8-të i fazës së ligës (i fundit):

E mërkurë, 28 janar 2026 - 21:00

Ajax 1-2 Olympiacos

Arsenal 3-2 Kairat Almaty

Athletic Bilbao 2-3 Sporting Lisbone

Atletico Madrid 1-2 Bodo/Glimt

Barcelona 4-1 FC Copenhagen

Bayer Leverkusen 3-0 Villarreal

Benfica 4-2 Real Madrid

Club Brugge 3-0 Marseille

Dortmund 0-2 Inter

Eintracht Frankfurt 0-2 Tottenham

Liverpool 6-0 Qarabag

Manchester City 2-0 Galatasaray

Monaco 0-0 Juventus

Napoli 2-3 Chelsea

Pafos 4-1 Slavia e Pragës

PSG 1-1 Newcastle

PSV 1-2 Bayern Munich

Royale Union SG 1-0 Atalanta

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?