Fundi i sezoneve të rregullta në kampionatet evropiane ka sjellë edhe një listë paraprake me skuadrat që kanë marrë një biletë për në grupet e Champions League. Veç tyre, janë mësuar skuadrat që do jenë pjesë e tureve të para, të dyta dhe të treta kualifikuese.
Në total janë 56 skuadra që kanë marrë një biletë për në fazat e ndryshme të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë. 18 skuadra kanë siguruar tanimë të drejtën për në fazën e grupeve, teksa faza para-eliminatore fillon më 27 qershor deri në 30 gusht.
Faza e grupeve fillon në 19 shtator, teksa ende nuk është mësuar emri i skuadrës nga Shqipëria që do jetë në këtë event. Nga Kosova, Ballkani siguroi titullin kampion dhe do jetë pjesë e turit të parë eliminator.
Turi para-eliminator
Tre Penne (San Marino), Breidablik (Islandë), Atletic Escaldes (Andora).
Turi parë kualifikues
BK Hacken (Suedi), Shamrock Rovers (Irlanda), Astana (Kazakistan), Zalgiris (Lituania), Zrinjski Mostar (Bosnia), HJK (Finlandë), Valmiera (Letonia), Aris Limassol (Qipro), Maccabi Haifa (Izrael), Rakow Czestochowa (Poloni), Slovan Bratislava (Sllovaki), Sheriff Tiraspol (Moldavi), Swift Hesperange (Luksemburg), Struga (Maqedonia e Veriut), Olimpija Ljubljana (Slloveni), Larne (Irlanda e Veriut), KI (Ishujt Faroe), Flora (Estoni), Hamrun Spartans (Malta), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), The New Saints (Uells), Lincoln Red Imps (Gjibraltar), Farul Costanza (Rumani), Qarabag (Azerbajxhan), Ferencvaros (Hungari), Bate Borisov (Bjellorusi), Ballkani (Kosovë).
Turi dytë kualifikues
Dinamo Zagreb (Kroaci), Molde (Norvegji), Panathinaikos (Greqi).
Turi tretë kualifikues
Young Boys (Zvicër), AEK Athinë (Greqi), Braga (Portugali), Strum Graz (Austri), Rangers (Skoci).
Faza e grupeve
Napoli, Lazio (Itali), Manchester City, Arsenal, Newcastle (Angli), Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid (Spanjë), Borussia Dortmund, Bayern Mynih, Leipzig (Gjermani), PSG (Francë), Benfica, Porto (Portugali), Feyenoord (Holandë), Salsburg (Austri), Celtic (Skoci), Crvena Zvezda (Serbi).