Champions League/ Milan nuk jep shpresë, Porto i merr barazim! Inter s'e fal Sherifin, Atletico-s i bëhet makth Liverpool-i

Milan ka shpërdoruar mundësinë e artë për t’u futur seriozisht në garë për kualfikimin nga grupet e Champions League. ‘Djalli’ nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Porto-s në San Siro pavarësisht se në minutën e 61 barazuan me një autogol. Ndeshja tjetër e këtij grupi, që ishte supersfida mes Liverpool dhe Atletico, është fituar sërish nga anglezët, por këtë herë me rezultatin e pastër 2-0.

Në grupin D Inter ka bërë detyrën duke fituar me të njëjtin rezultat kundër Sherif Tiraspol, 3-1, por këtë herë në transfertë. Zikaltërit realizuan fillimisht me Brozovic, më pas me Skriniar dhe në fund me Sanchez. Fitorja i ngjiti zikaltërit në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa udhëheq Reali që fitoi me vështirësi kundër Shakhtar me rezultatin 2-1.

Në grupin A Manchester City ka marrë kryesimin me 9 pikë, pasi ka fituar 4-1 kundër Clubb Brugge, ndërsa Paris SG ka barazuar 2-2 kundër Leipzig. Në Gjermani për francezët realizoi ‘dopietë’ Winlajdum. Ndërkohë në grupin C Ajax ka fituar sërish kundër Dortmund, këtë herë me përmbysje 1-3, duke u bërë skuadra e tretë që siguron fazën me eliminim direkt. Ndeshja tjetër e këtij grupi është fituar 4-0 nga Sporting kundër Besiktas, duke i vendosur në pikëpyetje vendin e dytë Dortmund-it.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban