Premtonte spektakël dhe kështu ndodhi. Shorti i Champions League për sezonin 2021-2022 prodhoi shumë grupe të forta, por ai i ‘ferrit’ është grupi B ku bëjnë pjesë Atletico Madrid kampione e Spanjës, Liverpool 6 herë fitues i këtij kompeticioni, Porto dhe Milan, që u rikthye në shtëpinë e kampioneve pas 7 vitesh. I pafat ‘djalli’në këtë short, por që pritej duke patur parasysh që mori pjesë nga vazo e katërt.
Dy përballje ‘miliardash’ do t’i prodhojë grupi A aty ku Manchester City ‘peshkoi’ Paris SG, që këtë merkato vere ka mbledhur ‘yjet’ e futbollit. Skuadrat e tjera që plotësojnë grupin janë Leipzig dhe Club Brugge.
Ndërkohë Interi, që është shortuar në grupin D ka pothuajsë të njëjtët rivalë si vitin e kaluar kur nuk mundi të kalonte grupin për të tretin vit radhazi. Zikaltërit që ishin në vazon e parë do të përballen me Real Madrid, Shakhtar Donestk dhe Sherif Tiraspol. Moldavët janë skuadra e kualifikuar për herë të parë në Champions League, ndërsa është kundërshtari i vetëm që Inter, Real Madrid dhe Shakhtar nuk kishin sezonin e kaluar në grup.
Në grupin E kampionët e Gjermanisë Bayern Mynchen janë shortuar me Barcelonën, Benfica-n dhe Dinamo Kiev. Në letër dy vendet e para që kualifikohen për në fazën tjetër duken të prenotuara, ndërsa Benfica dhe Dinamo Kiev do luftojnë për vendin e tretë që të dërgon në Europa League.
Interesant për të mësuar vendin e parë të kualifikuar është edhe grupi H. Kampionët e Europës në fuqi Chelsea kundërshtarin më të fortë kanë Juventusin. Lukaku do të kthehet sërish në Itali dhe rivalin më të madh do të ketë sërish klubin bardhezi. Dy skuadrat e tjera të grupit H janë Zenit dhe Malmo.
Në grupin F Villareal që sezonin e kaluar fitoi Europa League do të përballet me Manchester United, ndërsa të paktën në letër vendin e dytë do ta diskutojë me Atalanta-n. Grupin ndërkohë e plotëson Young Boys.
Dy grupet më më pak emra të mëdhenj janë C dhe G. Në grupin C bëjnë pjesë Sporting, Dortmund, Ajax dhe Besiktas. Sakaq në grupin G janë shortuar sëbashku Lille, Sevillia, Salzburg dhe Ëolsburg.
Grupi A
1-Manchester City
2-Paris SG
3-Leipzig
4-Club Brugge
Grupi B
1-Atletico Madrid
2-Liverpool
3-Porto
4-Milan
Grupi C
1-Sporting Lisbone
2-Borusia Dortmund
3-Ajax
4-Besiktas
Grupi D
1-Inter
2-Real Madrid
3-Shakhtar Donetsk
4-Sherif Tiraspol
Grupi E
1-Bayern Mynchen
2-Barcelona
3-Benfica
4-Dinamo Kiev
Grupi F
1-Villareal
2-Manchester United
3-Atalanta
4-Young Boys
Grupi G
1-Lille
2-Sevillia
3-Salzburg
4-Volsburg
Grupi H
1-Chelsea
2-Juventus
3-Zenit
4-Malmo
Nga Ernest Koci